Shqipëria zhvilloi një ndeshje pozitive përballë modestëve të Maltës duke siguruar një fitore të lehtë me dy gola spektakolarë, veçanërisht ai i Mehës nga 30 m. Përsa u përket kundërshtarëve në grupin I, Shqipëria ndodhet në vendin e fundit.
E para qëndron Portugalia, në vendin e 4 të renditjes, më pas vjen Danimarka e 22 me 858 pikë, Serbia e 28 me 762 pikë, Armenia në vendin e 41 me 699 pikë, ndërsa Shqipëria e 54 me 569 pikë. Në podiumin e më të mirëve ndodhen Spanja, Gjermania dhe Argjentina.
d.b/shqiptarja.com