583 pikë ka grumbulluar Shqipëria për të siguruar pozicionin e 63-të. Kjo renditje reflekton edhe faktin se gjatë muajit korrik që merret për bazë në renditjen e publikuar sot Kombëtarja nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.
Lihtenshtejni kundërshtari i 2 shtatorit ku do të debutojë edhe trajneri Panuçi mban vendin e 190-të në FIFA për muajin gusht.
Vijon rënia e lirë e Kosovës që për këtë muaj humbet edhe 3 pozicione duke mbajtur vednin e 180-të.
Rrotacion ka në krye ku Brazili ka zbritur nga froni Gjermaninë duke kryesuar renditjen e FIFA-s. Gjermanët mbajnë vendin e dytë dhe e treta është Argjentina.
dy.b/shqiptarja.com