Shqipëria për gjithçka ose asgjë
Kombëtarja shqiptare është përballë provës së ‘zjarrit’ në Islandë, pasi luan edicionin e këtyre eliminatoreve të kampionatit Botëror të Brazilit.
Kombëtarja shqiptare është përballë provës së ‘zjarrit’ në Islandë, pasi luan edicionin e këtyre eliminatoreve të kampionatit Botëror të Brazilit. Pas humbjes dramatike në Slloveni, kuqezinjtë do të tentojnë që të rikuperojnë në transfertën e dytë të shtatorit në ishullin e akullt për të marrë pikët e plota me synim rikthimin e restos ekipit të Islandës. Kundërshtari arriti një fitore mjaft surprizë në Shqipëri me shifrat minimale 1-2, në një 90’ që ka mbetur peng i De Biasit që e rikujton në cdo konferencë shtypi.
Nëse ajo ndeshje do të kishte shkuar për Shqipërinë, sot do të kishte dalë nga loja ky rival dhe presioni nuk do të ishte kaq i lartë. Kuotimet favorizojnë më shumë vendasit në krahasim me miqtë, pasi vijnë nga ndeshje të kundërta. Teksa Shqipëria humbiste në Lubjanë në Zvicër, Islanda bënte mrekullinë duke barazuar 4-4 në një ndeshje të pabesueshme që gjunjëzoi helvetët. Megjithatë kombëtarja e drejtuar nga De Biasi synon pikët e plota për të shmangur dështimin.
Në prag të ndeshjes, italiani deklaron se do të synojë një rezultat pozitiv përballë Islandës edhe pse e di që do të jetë tepër e vështirë. “Sonte na pret një ndeshje shumë e vështirë përballë një kundërshtari që nuk është e lehtë t’i marrësh pikë në fushën e tij, aq më pak që vjen pas një barazimi në transfertë. Kjo është ndeshja kryesore për ne, pasi na duhet me cdo kusht një rezultat pozitiv për të qëndruar në lojë ende për vendin e dytë në grup për të shpresuar më tej për një kualifikim në botëror.
Duhet të harrojmë ndeshjen me Slloveninë dhe të përqendrohemi maksimalisht përballë Islandës” deklaron De Biasi. Ndërsa më tej, kapiteni Lorik Cana është optimist se do të marrin hak ndaj Islandës për humbjen në Tiranë me rezultatin 1-2 në ndeshjen e parë. “Islanda është një ‘kockë e fortë’, por ne nuk do të dorëzohemi përballë ëndrrës që të luajmë në kampionatin botëror. Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një 90’ i fortë, por besojmë se do ia dalim mbanë” përfundon ai. Shqipëria në këtë ndeshje do të zbresë në fushë me Berishën në portë, më pas në mbrojtje me Canën, Telin dhe nga krahët Dallkun e Lilën.
Dilemat janë në mesin e fushës, aty në pole position janë Bulku, Rama, Vila dhe Abrashi, ndërsa në sulm të sigurt do të jenë Salihi dhe Cani. Aktualisht situata në grupin E aty ku bën pjesë edhe Shqipëria është mjaft e ndërlikuar, pasi barazimi i ekipit të Zvicrës në shtëpi përballë Islandës e ka rihapur luftën për vendin e parë dhe për vendin e dytë. Tashmë katër ekipe janë në garën për vendin e parë dhe të dytë në grup, nuk është cudi që edhe Zvicra të përfundojnë në vendin e dytë. Por, Shqipëria ka shanset e saj, pasi nëse fiton sot, ndeshjet e fundit i luan me Zvicrën në shtëpi dhe me ekipin e Qipros në transfertë, por që është pa objektiva, pasi ka përfunduar në vendin e fundit në grup. Gjithcka do të varet sonte në lidhje me fatin e Shqipërisë në këto eliminatore të kampionatit Botëror.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23