PRESHEVË - Ditëve të ardhshme do të mbahen stërvitjeve të mëdha ushtarake “Platinum Uku-2014″ (“Platinum Wolf 2014”) në bazën usharake në “Jug” (Cepotin), afër Luginës së Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, duke iu referuar burimeve ushtarake të portalit “Të jesh i sigurt”.

"Në konferencën vjetore, ku do marrin pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia , Kroacia dhe Mali i Zi, që do të mbahet në Sarajevë, të paraqitur me bazën e kapaciteteve në “Jug” (Cepotin) është vendosur që nga mesi i vitit 2014  do të mbahet stërvitje shumëkombëshe 'Platinum Uku-2014' me pjesëmarrjen e forcave detare amerikane, Gardës Kombëtare së Ohajos dhe forcat e armatosura të disa vendeve në rajon, bën të ditur Ljubisha Dikoviç, një nga përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë serbe.

Me këtë rast, sipas Dikoviç, ka biseduar zv/komandanti i Forcave të Armatosura të SHBA, nënadmirali Charles Martoljom . “Pjesëmarrja në SHBA-Karta e Adriatikut ofron një kornizë të mirë për promovimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në rajon, si dhe forcimin e kapaciteteve të vendeve në rajon për të siguruar një përgjigje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë..”, ka pohuar gjenerali serb. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)