Shqipëri-ANEB,Beqaj:Bashkëpunim
në shëndetësi, mjedis dhe bujqësi

Shqipëri-ANEB,Beqaj:Bashkëpunim<br />në shëndetësi, mjedis dhe bujqësi
Një Delegacion i Shqipërisë, i kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë në çeljen e Sesionit të 60-të të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA) që po zhvillohet në dt. 26-30 shtator në Vjenë, Austri.
 
Duke e vënë shkencën dhe teknologjinë bërthamore në dispozicion të Shteteve Anëtare, ANEA jep një kontribut të madh për zhvillimin,” – tha ndërmjet të tjerash në fjalën e tij Ministri Beqaj në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në këtë organizatë, duke theksuar se, “Agjencia ka një vend posaçërisht të veçantë në ndihmën ndaj Shteteve Anëtare për të arritur një numër të mirë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të miratuara vitin e kaluar”.
 
Në sesionin që përkon me përvjetorin e 60-të të ANEA-s, kreu i shëndetësisë u shpreh se “Shqipëria vëren me mirënjohje kontributin e veçantë, të vijueshëm dhe të konsiderueshëm që Agjencia ka ofruar përgjatë viteve për një numër sektorësh të zhvillimit në vendin tim,” ndërkohë që vuri theksin, në mënyrë të veçantë, në “kontributin e saj të rëndësishëm për shëndetin e njeriut, mjedisin, bujqësinë dhe fuqizimin e autoriteteve rregullatore”.
 
Përsa i përket programit kombëtar të kontrollit të kancerit, Beqaj u shpreh se, “Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka tashmë një qendër moderne radioterapie, në të cilën funksionon gjithashtu një shërbim modern të mjekësisë bërthamore,” duke theksuar më tej se “jo qendër përsosmërie e kujdesit shëndetësor për të gjithë vendin nuk do të kishte qenë e mundur pa kontributin e Agjencisë, angazhimin e qëndrueshëm të Qeverisë shqiptare dhe përkushtimin e stafit, të trajnuar gjithashtu, me mbështetjen e Agjencisë”.
 
Shqipëria ka një Program të plotë Kuadër me Agjencinë, i cili reflekton përparësitë dhe nevojat e vendit tonë, përfshirë edhe zbatimin e një strategjie kombëtare gjithëpërfshirëse për kancerin, ndërkohë që si një Zonë Model Demonstrimi (Model Demonstration Site) e Programit të Veprimit të Agjencisë për Terapinë e Kancerit (PACT), Shqipëria ka përfituar nga programi i Bashkëpunimit Teknik dhe është tashmë gati të ndajë përvojën e saj me vendet e tjera.
 
Shqipëria ka qenë në mes të grupit të parë të shteteve që kanë nënshkruar dhe ratifikuar statutin e Agjencisë dhe ka marrë pjesë në Konferenën e I-rë të Përgjithshme në tetor 1957.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj