GREQI- Hija e një skandali të vërtetë njerëzoro-diplomatik, po shfaqet më vrullshëm se kurrë tej thellësirave të kufijve mes tokës shqiptare dhe asaj greke, ku së fundmi kufomat po transportohen në krahë, për shkak të mosfunksionimit të pikës kufitare Sopik-Drimadhë (Drymades). Kulmi i këtij absurdi, mes qindrave që ndodhin përditë malave që ndajnë 2 popuj, qëndron në faktin se gjithçka zhvillohet nën hundën e të gjithëve, mes vlagës së plot 19 milionë eurove, që të dyja palët kanë derdhur për t’iu siguruar lehtësi lëvizjeje shtetasve të tyre.
Kjo pikë kufitare funksionon vetëm për njerëzit dhe jo për mjetet, ndonëse godina në mes të pyllit u inagurua për fuksion të plotë prej vetë presidentit të Greqisë, Karolios Papulias, si shenjë e mirënjohjes së tij ndaj shqiptarëve. Ditët e fundit mediet greke e më konkretisht “Kathimerini” apo “Eparousia.com” po i mëshojnë skandalit më të fundit që shkakton vdekjen e dytë për shqiptarët.
Mes rreshtave të këtyre medieve përmendet fakti se një makinë varrimi arrin në Drimadhë, në pikën kufirin greko-shqiptar dhe ndalon 200 metra larg vijës kufitare. Katër njerëz morën arkivolin në supe dhe kaluan kufirin, të vendosur në një makinë varrimi, e cila kishte mbërritur në anën shqiptare. Kryetari i komunës Pogoiu, Kostas Kaspalis thotë për këto medie se vihen re shpesh incidente të tilla që shkojnë deri në makabritet dhe që nuk e nderojnë shtetin grek.
Vdekja e dytë
Rasti në fjalë ka të bëjë me një shiptar nga Jugu, i cili vdiq në Pogoniu, zonë ku kishte punuar në një fermë greke, deri në ditën e fundit të jetës. Të afërmit vendosën ta varrosnin në fshatin e tij, por pikërisht këtu fillon vdekja e dytë për shqiptarin. Familja kishte 2 zgjidhje: 1-Të shkonin në një pikë normale kufitare, ku u duheshin orë e orë mundime, ose ta kalonin nga “zona e vdekur”. Zyrat nuk punojnë dhe kështu makinë e funeraleve nuk mund të kalonte, ndaj familjarët ishin të detyruar ta merrnin në krahë kufomën për 200 metra dhe mbi supe ta kalonin në pjesën shqiptare, ku priste një tjetër makinë, duke shmangur kështu procedurat normale të mardhënieve mes 2 shteteve.
Në vitin 2009, autoritetet greke kanë shpenzuar 15 milionë euro për programin ndërkufitar nga prefektura e Janinës, ndërsa pala shqiptare shpenzoi 4 milionë euro. U bë hapja zyrtare, por pika kufitare nuk ka punuar. Guvernatori që tani është prefekt i Janinës, Alekos Kachrimanis thotë se “"Ishte dhe dëshira e Presidentit të Republikës Karolios Papulias për të mos i izoluar fshatrat e Pogonit”. Fenomeni i braktisjes vihet re nga qytetarë të të dyja shteteve, të cilët e ndjejnë veten të pambrojtur.
Prefekti i Janinës: Gjithçka gati, plotësohen kushtet
Prefekti Kachrimanis shton se “Ne kemi blerë dhe vendosëm ndërtesa parafabrikate, kemi sjellë energjinë elektrike dhe ujin. Kemi vënë telefonat dhe armët, kemi përgatitur gjithçka dhe madje që në vitin 2009, ku u përurua kjo pikë kufitare. Nga moment i inagurimit, duket se pengesë kanë qenë rregullat e Shengenit, që sipas zyrtarëve, sidoqoftë, në çdo rastn është e turpshme.”. Gjendja është e vështirë për fshatrat e thella të komunave Zagori dhe Pogon, të cilat arrihen vetëm me mjete të mëdha dhe kërkojnë rreth 2 orë që prej rrugës nacionale. Rruga e shkatërruar me gjatësi rreth 25 km çon edhe drejt pikës kufitare të Sopikut, që lidh banorët e kësaj zone me Greqinë.
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com