Shqipëri- Greqi, ekspozitë kulture
projekti i drejtuar nga Zana Çela

Shqipëri- Greqi, ekspozitë kulture<br />projekti i drejtuar nga Zana Çela
Historia e marrëdhënieve kulturore të Shqipërinë me Greqinë do të botohet së shpejti në një studim të plotë. Pjesë të kësaj historie kanë filluar të ekspozohen në tri qytete kryesore të Shqipërisë. E para ishte qendra e Gjirokastrës, pastaj Përmeti e Tepelena që ekspozuan në panaire e sheshe koncertesh trashëgiminë, vlerat e kulturave kombëtare dhe rajonale, lidhjet historike, destinacionet turistike, potencialet e përbashkëta mes dy shtetesh, përjetësisht fqinje.

Me këngë e valle në mbrëmjen e 20 shtatorit qafa e Pazarit të Gjirokastrës lëvrohej nga të përbashkëtat e artizanatit e kulinarisë, ku përveç traditës një vend të rëndësishëm zënë edhe stilet e punimeve, prodhimet e reja artizanale, ç’ka shërben dhe si një nxitje për hapjen e këtij tregu të ri mes dy vendesh.  Dy ditë më pas koncertet e panairet kanë vijuar dhe në Përmet e Tepelenë. Përgjatë gjithë projektit do të jenë plot 12koncerte dhe panaire të përbashkëta të artistëve dhe artizanëve shqiptarë dhe grekë, që pas qyteteve të Shqipërisë do të zhvendosen këtë fundjavë, në datat  27, 28, 29 Shtator edhe në Prefekturën e Janinës.

Folklori i krahinave të ndryshme të të dy vendeve do të vijë në këto koncerte përmes instrumenteve, këngëve e valleve. Gjatë punës për këtë projekt janë zbuluar një sere materialesh folklorike që ngjasojnë shumë mes dy vendesh ndaj është menduar që gjatë koncerteve dy ansamblet të interpretojnë pikat ku bashkohen folkloret e dy vendeve, duke risjellë edhe njëherë kështu rrënjët e përbashkëta.  Ky projekt synon ngritjen e urave të bashkëpunimit artistik e artizanal, mbi të cilën mund të lëvizin në vazhdimësi, mes dy qarqeve, dhe bashkëpunime të tjera, në të gjitha fushat.

Në Shqipëri ky projekt i është besuar shoqatës Kulturë Media Art, drejtuar nga Zana Çela. Drejtor artistik i këtyre koncerteve, për palën shqiptare do të jetë profesor  Robert Radoja,  ndërsa për pale ngreke, projekti i është besuar Shoqatës për Promovimin e Bukurive Natyrore, KEDROS. Zbulimi dhe njohja e identiteteve antropologjike e kulturore midis shqiptarëve dhe grekëve ka frymëzuar prej kohësh elitat intelektuale në të dy vendet. Ky është dhe qëllimi i projekt, “Forcimi i Rrënjëve të Përbashkëta nëpërmjet Bashkëpunimit Kulturor” mes  Shqipërise dhe Greqisë financuar nga Bashkimi Evropian, shprehet producentja Zana Çela.
 
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024