GREQI- Shqipëria dhe Greqia do të rishikojnë tekstet shkollore. Gjatë një takimi që ministrja shqiptare e Arsimit po zhvillon në kryeqytetin helen, ka firmosur marrëveshjen me homologun grek për rifillimin e takimeve në nivele ekspertesh për çështjen e hartimit të teksteve. Gjatë takimit, dy ministrat e arsimit kanë diskutuar edhe në lidhje me fëmijët që studiojnë në Shqipëri dhe në shtetin helenë, për një bashkëpunim të ri. Ministrja Shqiptare Nikolla gjithashtu shprehu angazhimin e ndërmarë nga qeveria për të reformuar sistemin arsimor në vend, ku një ndihmë në formën e asistencës teknike do e japë Greqia.
"Përcaktuam piketat e përbashkëta të punës në një plan afatshkurtër - afatgjatë, me nënshkrimin e marrëveshjes, me ngritjen e grupit për rishikimin e teksteve. Përtej këtyre folëm për krijimin e mundësive të përbashkëta të bashkëpunimit për ekspertizë profesionale dhe për gjithë refomën e arsimit të Lartë në Shqipëri."-ka deklaruar Ministra Nikolla.
Për ministrin grek të Arsimit, ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm në të gjitha drejtimet.
“Kishim mundësinë të dikutonim për tema të rëndësishme e të dobishme si nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, rifillimi i takimeve në nivele ekspertesh për çështjen e hartimit të teksteve, me një vizion drejt së ardhmes, të përbashkët.
Shkëmbyem mendime rreth reformave që po zbatohen në dy vendet tona, duke i dhënë prioritet mundësisë së shkëmbimit të eksperiencave në qendrat akademike, studimore, kërkimore, në institucionet e larta dhe Universitete.
Së fundi, kishim mundësinë të diskutojmë për çështjet e arsimit të minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit emigrant në Greqi, duke i vlerësuar si një investim i mëtejshëm në dobi të dy popujve tanë”- ka thënë Kostandinos Arvanitopoulos, Ministri grek i arsimit
Ministrja e arsimit Lindita Nikolli, po sot do të zhvillojë një takim me mësuesit shqiptar në Athinë, të cilët kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi.
Redaksia Online
(a.kasapi/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com