Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti priti sot ne Tirane, një delegacion të Autoritetit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, te kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Valdet Gjinovci.
Në përbërje të këtij delegacioni ishin gjithashtu edhe prodhues kryesorë të industrisë së qumështit në Kosovë si dhe kryetari i shoqatës së agro-përpunuesve të qumështit në Kosovë, Ramadan Memaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në industrinë e prodhimit dhe tregtimit të qumështit.

Ministri Panariti tha se "ne vërtet jemi dy shtete sovran por duhet të kemi një hapësirë të vetme ekonomike, pra të prodhojmë, të përpunojmë dhe tregtojmë qumësht shqiptar".

Ndërkaq kreu i Autoritetit të Ushqimit dhe Veterinarisë Valdet Gjinovci shprehu gatishmërinë për fuqizimin e bashkëpunimit në këtë sektor duke vlerësuar kapacitetet dhe potencialet e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.Gjatë këtij takimi ministri i Bujqësisë Panariti u shpreh se "Është një kënaqësi e veçantë për mua që kam sot në ministri një delegacion nga Kosova të kryesuar nga kreu i Autoritetit i Ushqimit të Veterinarisë së Kosovës por edhe një grup biznesmenësh të suksesshëm në fushën e prodhimit dhe përpunimit të qumështit. Pra kemi një delegacion  të përbërë nga prodhues, përpunues të qumështit, të cilët ju përgjigjën ftesës për një vizitë në Shqipëri, në kthim të vizitës të suksesshme që pata në Kosovë për çështjet e prodhimit të qumështit. Kërkohet një përqasje e integruar, një bashkëpunim dinamik në fushën e prodhimit, përpunimit dhe të tregtimit të qumështit".

"Kam insistuar", u shpreh Panariti, "që ne duhet të flasim për një hapësirë të vetme shqiptare. Ne vërtet jemi dy shtete sovran por duhet të kemi një hapësirë të vetme ekonomike, pra të prodhojmë, të përpunojmë dhe tregtojmë qumësht shqiptar".

Ndërkohë vend te rendesishem ne diskutim zuri edhe  mundësia e mëdha për eksport.
'Shqipëria mund të jetë një platformë për Kosovën duke vënë në dispozicion portet e saj për të eksportuar qumështin shqiptar në vendet e treta. Ka kërkesë në rritje për import të qumështit, por me një përpjekjen tonë të përbashkët mund ta bëjmë që kjo të bëhet një realitet", tha ministri Panariti./ATSH/