Shqipëri-Liechtenstein të shtunën
Anti-terrori blindon Elbasanin

Shqipëri-Liechtenstein të shtunën<br />Anti-terrori blindon Elbasanin
ELBASAN-Policia zbardhur planin e masave për ndeshjen e datës 2 shtator në orën 18:00 mes Shqipërisë dhe Licheshtein në ‘Elbasan Arena’.
 
Në gatishmëri për ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Rusisë do të jenë të pranishëm një numër i madh efektivësh policie.
 
Nisur nga sulmet e fundit terroriste në Europë, policia deklaron se do të angazhohen FLO,  Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit si edhe efektivë nga Tirana, Durrësi dhe Korçë.
 
Masat prekin edhe lëvizjen në qytet të automjeteve, ndërsa të  gjitha  lokalet     që    ndodhen  përreth  stadiumit,  nga  ora   12:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes    do   të  jenë  të  mbyllura.
 
MASAT E POLICISE SE ELBASANIT
Masat e marra nga Policia e  Elbasanit për zhvillimin sa më  normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve   Shqipëri  -  Licheshtein
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në  bashkëpunim me Departamentin e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjotjshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim  të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve  përfaqësuese Kombëtare “Shqipëri” – “Licheshtein”,  e cila do të  zhvillohet  më  datë  02.09.2017,  në  orën  18:00,  në Stadiumin  Elbasan  Arena.
 
Në garantimin e rendit dhe sigurisë përvec strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan,   do të angazhohen FLO,  Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, si dhe nga D.V.P. Tiranë, Durrës e Korçë.
 
Sa me sipër ,  në   orën  10:00,    të  datës    02.09.2017,    ju  bëjmë  me  dije se nuk do të lejohet parkimi i  mjeteve në  këto  akse  rrugore,  konkretisht:
 
Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.
 
Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve  nga “Kryqëzimi i tapetave” deri tek Kryqëzimi i “Ish-konservimit”
 
Nga Kryqëzimi i rrugës “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë në anën veriore të stadiumit.
 
Në orën 12:00 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Dinamos.
 
Vendparkimet e mjeteve të tifozerisë  vendase  do të jetë :
 
Sheshi tek Kryqëzimi I Zaranikës , Pallati i  Sportit dhe në vende të mundshme të lejuara për parkime.
 
Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj do të jetë Tiranë – Tunel – Bradashesh – Lulet- Rrethrrotullimi i Postës – Rrethi I Bashkisë – Kryqëzimi I Bulevardit me rrugën “Kamber Sejdini” – Stadium dhe kthim.
 
Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të  fillojë tre  orë para ndeshjes, me  qëllim shmangien e radhëve    të   gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.
 
Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë
 
Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  krahas biletës duhet të kenë me vete edhe  kartë  identiteti.
 
Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit dhe nuk do të lejohen  të hyjnë  në stadium ata persona që do tentojnë të mbajnë me vete:
 
a) sende të forta,
 
b) shishe (të  cfarëdolloji)
 
c) fishekzjarre
 
d) monedha  apo  metale  (të  cfarëdolloji)
 
e) çelësa  të  ndryshëm
 
Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen  përreth  Stadiumit,  nga  ora   12:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes     do   të  jenë  të  mbyllura.
 
Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë  2 Shtator 2017  lëvizjen e tyre me automjet   brenda  qytetit  të  Elbasanit, c’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.
 
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani