Të nisura që nga 17 qershori, me javën e liqenit, ato kanë vijuar me një program ku kanë spikatur aktivitetet social kulturore, sportive me qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj trashigimije të pasur natyrore të qytetit si dhe në promovimin e produkteve rajonale dhe bizneseve lokale të Shkodrës.
Ndërkohë, dita e premte, në fokus ka pasur Konferencën Kombëtare, Shqipëri-Mali i Zi, për harmonizimin e praktikave më të mira të menaxhimit të ekosistemeve ujore. Konferenca në fjalë, e titulluar "Festojmë vlerat e ekosistemeve ujore", dhe e zhvilluar në mjediset e Grand Hotel Europa, në të cilen asistonin edhe Ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Lefter Koka, Ministri i Bujqësisë në Mal të Zi, Petar Ivanoviç, Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha, organizata ndërkombëtare, drejtues të qeverisjes vendore dhe specialistë të fushës përkatëse të të dy vendeve përkatëse, krahas të tjerave, u ndal edhe tek programet e ndryshme për ujin, ndryshimet e klimes, biodiversitetit, etj.
Duke kujtuar datën 18 qershor të vitit 2006, si daten kur dy vendet fqinjë, Shqipëria dhe Mali i Zi, njohën dhe shpallën "Ditën e Liqenit të Shkodrës", si një mekanizem bashkëpunimi, koordinimi dhe celebrimi ndërkufitar, Ministri i Mjedisit, Leftet Koka, shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e kësaj konference për të ndarë së bashku vizionet e këtij rajoni. "Vlerat e këtij rajoni janë të njohura nga konventat ndërkombëtare e si të tilla, janë listuar në listat e zonave të rëndësisë së veçantë. Në mbështetje të vlerave të kësaj zone një sërë programesh janë tashmë prezente në rajon", tha në fjalën e tij, ministri Koka. Ndër to, ai nënvizoi projektin për planin e menaxhimit të riskut të përmbytjeve nga GTZ, projektin për mbrojtjen dhe përdorimin e biodiversitetit në zonat rurale, Liqenit Shkodër, Ohër Prespë mbashtetur nga GIZ, projektin "Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm e afatgjatë të Liqenit të Shkodrës, mbështetur nga IUCN, e të tjera iniciativa të planifikuara për të ardhmen.
"Në vazhdim të impenjimit tonë, shumë shpejt ne do të finalizojmë një marrëveshje bilaterale midis dy vendeve tona për të siguruar mbrojtje dhe menaxhim të integruar të ekosistemit, zhvillim dhe përdorim të qëndrueshëm të burimeve të tij sipas normave dhe standardeve të Bashkimit Europian, në interes të përbashkët të të dyja palëve ndërkufitare", tha ministri Koka.
Sipas tij, përpjekjet dhe angazhimet e qeverisë shqiptare janë maksimale edhe për të siguruar rregullimin e regjimit të ujrave ndërkufitarë si edhe për të siguruar cilësinë e ujrave sipërfaqësorë përmes trajtimit të ujrave përmes impjanteve të pastrimit.
"Ne kemi fatin e mirë që ndajmë këtë pasuri, siç është Liqeni i Shkodrës, me një vend fqinjë dhe mik si Mali i Zi. Ne marrim si shëmbull shumë prej arritjeve tuaja në fushën e mjedisit dhe sigurisht do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në ruajtjen e përbashkët të këtij Liqeni, me një impenjim maksimal nga të dyja palët për kujdesin nga të dyja anët dhe kufirit", vijoi më tej, ministri Koka.
Ai theksoi se tashmë janë ngitur mekanizma që funksionojnë në nivel ndërkufitar, siç është komisioni ndërshteteror për menaxhimin e ujrave, komisioni i përbashkët Shqipëri-Mali i Zi për Liqenin e Shkodrës, si dhe Sekretariati i përbashkët për liqenin e Shkodrës.
Më tej, Koka, solli në vëmëndje interesin dhe vlerësimin e Ministrisë së Mjedisit, për punën e bërë deri më tani në përafrimin e ligjislacionit kombëtar me atë të BE-së më fushë-zbatim të direktives kundër kuadër të ujit, reformën administrative dhe krijimin e strukturave të Inspektoriatit të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave, si mekanizëm i kontrollit për administrimin e burimeve natyrore.
Për këtë, ai tha se "qeveria shqiptare, synon zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe rural ndaj ka caktuar si prioritet të saj edhe projekte për Bunen dhe Drinin, nën programin për ujin, të cilat sigurojnë një zhvillim për rajonin e Shkodrës. "E ardhmja e qëndrueshme e liqenit të Shkodërs, kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, varet nga veprimet e kordinuara të të dy vendeve tona. Si liqeni më i madh në Ballkan, liqeni i Shkodrës ka parë një sërë marrëveshjes politike për përmirësimin e menaxhimit dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për ruajtjen e tij", nënvizoi më tej, ministri Lefter Koka.
Por, ndërkohë, pavarësisht vlerave të jashtëzakonshme të tij, për ministrin Koka, kjo zonë duhet të përballet ende me probleme si, urbanizimi i pakontrolluar dhe ndërtimet e paligjshme që kanë cënuar vlerat peisazhore dhe diversitetin biologjik. Për të gjitha këto faktorë, ai tha se masat për një zhvillim të qëndrueshëm të ekosistemit të Liqenit të Shkodrës janë shumë të rëndësishme.
"Rruga e dy vendeve tona është drejtë Bashkimit Europian dhe kjo është një rrugë e cila arrihet më shpejtë kur jemi bashkë se sat ë veçuar. Çdo hap i bërë më pranë njëri tjetrit është një hap edhe më i madh drejtë BE-së dhe drejtë të ardhmes sonë të përbashkët europiane", përfundoi ministri Koka.
Në konferencë e ka marrë fjalën edhe Peter Ivanoviç, Minister i Bujqësisë së Malit të Malit të Zi, i cili duke folur për Liqenin e Shkodrës, tha se ai nuk ka vetem një rëndësi ekonomike, por edhe vlera kulturore.
"Ai shtë një pjesë e rëndësishme e të dy vendeve tona. Nëse do të arrijmë të konkretizojmë nevojat që kemi së bashku, jam i bindur dhe i sigurt sde do të arrijmë më tepër", theksoi ai.
Gjatë këtyre viteve nuk duhet të harrojmë problemet që kemi kaluar, të cilat kanë pasur koston e duhur për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Duhet të flasim dhe të kërkojmë të gjithë zgjidhje për përmbytjet, apo për problemin e ujitjes, shumë i domsodoshëm për bujqësinë. Në këtë pikë duhet të jemi këmbëngulës dhe të kërkojmë përgjigje për zgjidhjen e tyre, pasi këto janë sfidat tona të përbashkëta. Uroj që pas gjashtë muajsh, ne të jemi sërish së bashku dhe të diskutojmë së bashku në këtë frymë të mirë për ato se çfar kemi arritur.", tha më tej, Ministri i Bujqësisë së Malit të Zi, Peter Ivanoviç.
Pas përfundimit të konferencës "Festojmë vlerat e ekosistemeve ujore", e zhvilluar në mjediset e Grand Hotel Europa, dy ministrat përkatës, si dhe autoritetet dy palëshe që i shoqëronin, në Shqipëria dhe Mali i Zi, vizituan prej së afërmi Panairin Agro-Artizanal detikuar dites së Liqenit të Shkodrës, hapur në rrugën pedonale të qëndrës së qytetit të Shkodrës me përfaqësues të biznesit nga të dy anët e kufirit, Shqipëri-Mali i Zi./a.g/