Policia e Tiranës ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në aksidentin e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Unazën e Madhe, ku për pasojë humbi jetën 38-vjeçari Olton Xhambeu që lëvizte me motor. Policia thotë se dy drejtuesit, 51 vjeç dhe 24-vjeçe, u arrestuan si të dyshuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., informojnë se në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", njoftoi policia e Tiranës.
Edhe në Shkodër, policia ka vënë në pranga 24-vjeçaren që përplasi për vdekje një 81-vjeçar në aksin rrugor “Shkodër - Hani i Hotit”.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, informojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçaren, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.", njofton policia.
Komente






