DURRES - Tekniku Xhani de Biasi e ka konsideruar si ndeshje të rëndësishme përballjen me Norvegjinë, ndërsa është shprehur se nuk është decizive për rrugën drejt Botërorit Brazil 2014.
Në konferencën e mbajtur për shtyp paraditen e sotme, italiani theksoi se ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore, si dhe kërkoi ulje të eurforisë në prag të kësaj përballje.
Fillimisht numri një i pankinës së kuqe mbajti një fjalim, ku theksin e vuri tek arritjet e deritanishme të skuadrës, ku nuk la pa përmendurr faktin që Shqipëria ka bërë progres në klasifikimin e FIFa-s
“Doja tju thoja që sot ka dalë klasifikimii FIFA-s, jemi në vendin e 38-të në botë. Është rezultat i pabesueshëm në vigjilje të aventurës sonë. Jam shumë i kënaqur sepse vlerëson punën që kemi bërë deri tani. Në datën 21 mars kur jemi nisur për Norvegji, nuk prisnim maksimumin dhe pritjet ishin të kuptueshme. Tani të gjithë presim mrekulli. Ajo që do të kërkoja të mbështesim këta djem që po bëjnë maksimumin e tyre. Ndeshja e nesërme nuk është decizive sepse çfarë rezulati që do të kemi nesër gjithçka do të varet nga katër ndeshjet e ardhshme që do të kemi. Sigurisht që fryma në ekip ka ndryshuar shumë që kur kemi nisur punë. Gjithçka u atribohet këtyre djemve që kanë dhënë maksimumin. Një grup me lojtarë të rinj që po japin shpresë të re për futbollin.
E rëndësishme është që ne po ndërtojmë një ekip, me lojtarë të rinj, një ekip që ka arritur rezultate deri diku të mira dhe shpresojmë që me kalimi e kohës të përmirësohemi dhe këta lojtarë të bëhen një pjesë e rëndësishme e kombëtares. Nesër do të përballemi me një ekip shumë të fortë që ka një gjendje të mirë fizike. Do të mundohemi të japim maksimumin sigurisht. Ajo që kërkoj nga të gjithë për nesër është që ta marrim me qetësi. Të gjithë presin maksimumin, por është një ndeshje që duhet të luhet dhe do të shohim se çdo të prodhojë ndeshja. Siç e thashë dhe në fillim kemi bërë një hap të rëndësishëm në renditjen botërore. Është një grup futbollistësh shumë serioz që punojnë me vullnet me dëshirë të madhe. Shpresojmë që nesër të bëjmë një ndeshje të mirë që të evitojmë gabimet të jemi të kujdeshëm në të gjitha aspektet e lojës dhe në çdo moment. “- tha De Biasi.
De Biasi shtoi se kombëtarja në fushë do të futet për të fituar por varet më pas si shkon rezultati “Ka dyshime dhe dilema për pozicion specifik. Nesër do të bëjmë një stërvitje të fundit para se të shkojmë për ndeshje dhe aty do të vendoset gjithçka. Norvegjia nuk është se ka një pikë të fortë. Është ekip i bashkuar, ka një lojtar shumë të rëndësishëm në mbrojtje siç është Angelam dhe mendoj se është një miks mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë që mund të krijojnë shumë probleme. Në futemi gjithmonë në fushë për të fituar ndeshjen. Varet se si shkon rezultati.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com