Shqipëri-Zvicër, futbollisti shqiptar
i propozon të fejuarës NË FUSHË

Shqipëri-Zvicër, futbollisti shqiptar<br />i propozon të fejuarës NË FUSHË
11 qershori për pjesën më të madhe të shqiptarëve kishte një domethënie të madhe duke qenë se Shqipëria do të luante për herë të parë në Euro 2016 kundër Zvicrës. Por për futbollistin shqiptar Blendi Baholli dhe partneren e tij, kjo datë ishte më e rëndësishme.

Trajneri i ekipit të Sopotit kishte shkuar bashkë me të fejuarën e tij, Nevilën, në Lens të Francës jo vetëm për të ndjekur nga afër ndeshjen e madhe, por edhe për të bërë një surprizë, siç është një propozim për martesë.

Në një banderolë të bardhë, Blendi i kishte shtruar Nevilës pyetjen e madhe “Martohu me mua” në gjuhën angleze, shoqëruar dhe me dy zemra të mëdha. Gjithçka ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes, gjatë kohës që lojtarët bënin nxemjen. Dhe sigurisht, në të tilla kushte, përgjigja s’kishte si të ishte ndryshe, veçse positive!
blendi baholli
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar