Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Xhaçka: Moment historik, morëm më shumë vota nga ç'kishim shpresuar! Shqipëria sot ka çfarë t'i tregojë botës

 

Një moment historik dhe një arritje të paprecedentë për vendin tonë e ka konsideruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e saj në pritjen zyrtare, në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm janë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm, Xhaçka u shpreh se mbështetja që vendet në Asamble i dhanë Shqipërisë, që mori 175 vota, "as nuk kishim guxuar t'i shpresonim".

Për Xhaçkën, anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, është konfirmim për transformimin e Shqipërisë në sytë e botës, ndërsa shtoi se tashmë vendi ynë ka se çfarë t'i tregojë atyre.

"Është një moment historik për Shqipërinë, kanë kaluar 65 vjet që kur Shqipëria është bërë anëtare e OKB dhe vetëm sot fituam të drejtën të ulemi në forumin më të larë të vendimmarrjes globale. I shpreh mirënjohjen fillimisht diplomatëve sepse janë ata që kanë punuar dhe kanë jetuar me këtë projekt që shënon një arritje që është punuar shumë prej 1 dekade. Është një arritje e paprecedentë për vendin tonë. Asambleja e OKB votoi me 175 vota për të mbështetur kandidaturën e Shqipërisë. falënderoj veçanërisht përfaqësuesit e Europës Lindore në KB që i dhanë mundësi Shqipërisë të jetë kandidatura e këtij grupi. Në vigjilje të Asamblesë bëmë llogaritë se sa vota do merrnim, por nuk e kishim menduar se do të merrnim një mbështetje kaq masive, 175 vota ishin shumë më tepër nga sa kishim guxuar të shpresonim. Kjo mbështetje ishte edhe për më skeptikët një provë e qartë e atij transformimi të jashtëzakonshëm që ka pësuar Shqipëria në sytë e botës. Ne shihemi sot si një vend që ka pjekurinë dhe kapacitetet e duhura për të kontribuar në diskutimet për çështjet më të mprehta që shqetësojnë sot globin. Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore e të gjithë shqiptarëve, ne shkojmë me një axhendë të qartë dhe besim të madh te fuqia e ideve dhe modelit që përfaqëson sot Shqipëria. Shqipëria sot ka çfarë t’i tregojë botës dhe bota sot ka çfarë mëson nga Shqipëria. Mund të mësojë nga ne sesi një shoqëri bëhet më e mirë duke ju dhënë më shumë hapësirë grave e vajzave.
Mund të mësojë nga modeli ynë unik i vëllazërisë fetare në një kohë kur feja është kthyer gjithmonë e më shumë në një faktor përçarje e konflikti.
Mund të mësojë nga eksperienca jonë dhe e rajonit tonë për rëndësinë që ka respekti për të drejtat e njeriut e sesi angazhimi i vendosur ndërkombëtar në emër të këtyre të drejtave mund të sjellë paqe e zhvillim edhe në rajone që për shekuj kanë parë vetëm konflikt e luftë.", tha Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama rendit prioritetet, nga barazia gjinore tek toleranca fetare: S'shkojmë për të mbushur karrigen, por me axhendë vlerash


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja