Shqipëria anëtarësohet në EUROJUST, Gjonaj: Nivel i ri bashkëpunimi me vendet e BE-së

Shqipëria anëtarësohet në EUROJUST, Gjonaj: Nivel i ri bashkëpunimi me vendet e BE-së

Etilda Gjonaj, Ladislav Hamran dhe Vera Jourova

EUROJUST ka hapur zyrëtarisht dritën jeshile për Shqipërinë. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka konfirmuar se ky institucion kyç i Bashkimit Europian ka vlerësuar të gjithë bilancin e arritur nga institucioni që ajo drejton, duke e bërë pjesë me të drejta të plota.

 “Shqipëria pranohet zyrtarisht në EUROJUST.  Privilegj dhe kënaqësi të ndaj lajmin e mirë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust e nënshkruar më 5 tetor 2018. Ky rezultat pozitiv vjen pas një bilanci të vlerësuar pune nga ekipi i EUROJUST, ku intesivisht u përpoqëm të plotësojmë të gjitha parakushtet e vendosura. Falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen presidentit të EUROJUST Ladislav Hamran, dhe komisioneres Vera Jourova, të cilët para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, patën besim për të na ofruar mbështetjen e nevojshme për të realizuar anëtaresimin e Shqipërisë në Eurojust", ka shkruar Gjonaj.

Sipas ministres, përmes caktimit të një prokurori në zyrën e EUROJUST në Hagë, ne do të rritet më tej besimin e partnerëve tanë në vullnetin e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar transnacional, si dhe do të garantojmë shkëmbimin në kohë të shpejtë të informacioneve të nevojshme për luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht në sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

"Ndihem e vlerësuar si ministre e Drejtësisë, duke shënuar në kalendarin e punës sonë një tjetër datë suksesi e cila padyshim do të shërbejë si një urë e fortë lidhëse në rrugën që po shtrojmë bashkërisht drejt integrimit të plotë në familjen europiane”, ka thënë  ministrja Gjonaj.

Ndërkohë, tetorin e vitit të shkuar, Gjonaj nënshkroi me presidentin e Eurojust Hamran, një marrëveshje për të fuqizuar më tej bashkëpunimin operacional dhe strategjik gjyqësor. Shqipëria u vlerësua nga të gjitha inspektimet e herë pas hershme nga të gjithë përfaqësuesit, duke finalizuar sot fuqizimin e marrëveshjes.

Kujtojmë që EUROJUST është institucion me seli qendrore në Hagë dhe aktualisht përbëhet nga mbi 100 prokurorë nga vëndet të BE-së. Kryesisht i është besuar forcimi i luftës kundër krimeve të rënda përmes bashkëpunimit më të ngushtë brenda Bashkimit Europian, në fushën e zbatimit të ligjit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori