Rreth 30 qytetarë i janë bashkuar Kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër pushtetit që sipas tyre ka kapur gjithçka.

Gjatë mbrëmjes së sotme protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt.

Policia i ka kërkuar Lapajt që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar. Adriatik Lapaj u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe se nuk do të ndalen para asgjëje.

“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra”, u shpreh Lapaj.

Edhe një natë më parë Lapaj qëndroi gjithë natën para Kryeministrisë, ndërsa sot do të qëndrojnë të gjithë si grup.

Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" u bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së tij çdo ditë në orën 5 të pasdites për të protestuar kundër qeverisë.

Ndërkohë, qytetarët që u bashkuan kësaj proteste thanë se nuk kanë dalë në emër të partisë për të protestuar por si aktivistë edhe qytetarë të thjeshtë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Protesta para Kryeministrisë e 'Shqipëria Bëhet', policia ndërhyn dhe i heq çadrat, Adriatik Lapaj: Sjellje barbare (VIDEO)

Nisma “Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapajt po vijon protestën përpara Kryeministrisë, ndërsa i janë bashkuar edhe qytetarët.

Ndërkohë, ka pasur një përplasje me forcat e policisë dhe Lapajt, pasi policia i ka kërkuar që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.

Adriatik Lapaj u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe se nuk do të ndalen para asgjëje.

“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së Shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në Pazar se je s’kuth në politik.  Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse ke kapur në flagrancë”, u shpreh Lapaj.