BUDAPEST – Shqipëria dhe Hungaria kanë shprehur interesin e tyre të përbashkët për të rritur shkëmbimet tregtare në fushën e bujqësisë. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti zhvilloi një takim në Budapest me homologun e tij Hungarez z. Sandor Fazekas, njoftoi sot zyra e shtypit e Ministrisë së Bujqësisë. 

Në këtë kuadër, të dy ministrat do të firmosin gjithashtu edhe një Memorandum Mirëkuptimi. Ministri Hungarez i Bujqësisë deklaroi se së shpejti do të vizitojë Tiranën i shoqëruar nga nje grup biznesmenësh të cilët do të eksplorojnë mundësitë për investime në Shqipëri. 

Gjatë qëndrimit të tij në Budapest, Panariti mori pjesë në Forumin Global për Bujqësinë familjare ku dhe pati një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s z. Jose Graziano Da Silva i cili shprehu qartë angazhimin e tij për hapjen e një zyre rajonale të FAO-s në Shqipëri.

(Ne foto: Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe homologu hungarez Sandor Fazekas, gjatë takimit në Budapest)

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)