Shqipëria dhe Kosova, aleatët
strategjikë të SHBA kundër Rusisë

Bashkëpunimi i sigurisë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të shtojë më tej arkitekturën e sigurisë të Evropës, dhe të do të ndihmojë që të çohen përpara interesat strategjike amerikane.
 
Shqiptarët konsiderohen fuqishëm pro-amerikanë dhe gjithnjë e më shumë synojnë bashkëpunimin me Washingtonin.
 
Të dyja vendet e mirëpresin zgjerimin e bazave ushtarake të SHBA në territorin e tyre. Kurse sa i përket marrëdhënieve me Rusinë dhe Turqinë, Kremlini shihet një kundërshtar strategjik ndërsa Turqia një aleat i pasigurt.
 
Në kushte të tilla SHBA ka nevojë për një strategji të re mbrojtjeje e sigurie.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Ajo aktualisht kontribuuan me trupa në Afganistan, merr pjesë në operacionin detar të NATO-s kundër terrorizmit në Mesdhe. Po keshtu Shqipëria ka kontribuar në stabilizimin e Bosnje Hercegovinës, mbështeti operacionet paqeruajtëse në Kosovë.
 
Baza ushtarake në Gjadër në Shqipëri do të mund të zgjerohet me objekte të tjera të e NATO-s.
 
E në këtë pikë bashkëpunimi me Shqipërinë realizohet në shumë aspekte. SHBA dhe Shqipëria në 2014 nënshkruan një marrëveshje strategjike partneriteti. Dhe pikërisht integrimi në institucionet euroatlantike do t'i jepte Shqipërisë një siguri më të fortë, politike dhe tregtare.

Nga ana tjetër edhe rritja e fuqisë së Kosovës rrit interesat e NATO-s dhe SHBA. Shqiptarët e Kosovës janë thellësisht mirënjohës SHBA pas luftës në vitin 1999 dhe mbështetja për shpalljen e pavarësisë në 2008.
 
Prania e Amerikës në Evropën Juglindore gjithashtu u shërben interesave strategjike. Kjo do të largojë Rusinë nga ngritja e bazave në Ballkanin Perëndimor.
 
Ajo gjithashtu do të veprojë si një mburojë kundër eksportit të islamizmit të Turqisë. Parandalimi i ekstremizmit është një element i rëndësishëm i marrëdhënieve amerikano-shqiptare.
 
Si Shqipëria dhe Kosova janë shoqëri pluraliste me shumicë myslimane ka mund të jetë model për vendet e tjera.
 
Bashkëpunimi me shqiptarët kapërcen territoret e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi përfshihen edhe shqiptarët në pjesë të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.
 
Më shumë se çdo komb tjetër në Evropën Juglindore, shqiptarët kanë një angazhim në Shtetet e Bashkuara dhe një lidhje me amerikanët.
 
Në qoftë se SHBA është në kërkim të partnerëve në një botë gjithnjë e më komplekse, ajo mund të mbështetet te shqiptarët.
 
Trump e di se Shqipëria e Kosova janë aleatë të domosdoshëm pasi shqiptarët janë miq të besueshëm.
 
*Shkrimi i botuar në Huffington Post nga David Philips, drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin Columbia University për Studimin e të Drejtave të Njeriut.


(E.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO