Shqipëria dhe Kosova në sytë kuriozë të turistëve aziatikë: Një rajon mahnitës me tradita e histori

KUKES- Një grup turistësh nga Singapori dhe Majlazia kanë zgjedhur këto ditë të ngrohta vjeshte të vizitojnë Shqipërinë si pjesë e turit në vendet e Ballkanit Perendimor.

Punimet e realizuara me mjeshtëri nga artizanët kuksianë tërheqin vëmendjen e tyre teksa vizitojnë një punishte me qilima.

 “Në Singapor nuk ka të tilla punime, ka vetëm makineri të mëdha dhe fabrika.Me vjen mirë që promovoni traditën, artin dhe kulturën me punimet tuaja”.

 “Është shumë bukur por shumë intensive. Për mua tre muaj për të përfunduar një qilim, janë shumë, kur në ditët e sotme ekzistojne një shumllojshmëri makinerish.”

Me herët ata vizituan Prishtinën, Pejën dhe Prizrenin. Njohja nga afër me jetesën e njerëzëve 25 vite pas luftës ishin arsyeja e vizitës.

 “Arsyeja përse unë kam ardhur në këtë rajon është kurioziteti. Një gjë e re që nuk e kemi parë më parë. Më bëjnë përshtypje historia dhe kultura. Kishim degjuar per spastrimin entik në Kosovë ndaj donim ta shikonim vetë me sytë tanë. Jemi kënaqur shumë sepse vendi ka ndryshuar dhe njerëzit janë mjaft të dashur”.

“Kam udhëtuar në shume vende te Europes, por ketu shoh një rajon mahnitës, me befason natyra, eshte shume panoramike. Ka edhe një arsye tjetër personale. Para 40 viteve kam qenë në ish-Jugosllavi. Kështu mos më pyesni për moshën sa vjeç jam. Jam kthyer sërish për të parë se si kanë evoluar këto vende (të ish Jugosllavisë) pas luftës ne Kosove”.

“ Jemi shumë të lumtur të shohim se si ka ndryshuar Kosova. Shumë natyrë e bukur, ecje të gjata dhe ujëvara dhe vërtetë ia sugjeroj çdo kujt të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë.Veçanërisht njerëzve nga Singapori dhe Malajzia”.

Grupi i turistëve nga Azia e largët gjendet për herë të parë në vendin tonë dhe interesin kryesor e kanë për historinë e kulturën. Ata thanë se do të vijojnë udhëtimin e tyre drejt Shkodrës e mandej në Jugun e Shqipërisë.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?