Video/ Gatuhet flija me saç 2 metra në Prizren, burrat kërkojnë të vendosin rekord

Në Kosovë është gatuar një fli me diametër dy metra, e që është hera e parë me këtë madhësi. Pjekur në saç, flija gjigante mbetet një ndër karakteristikat më të veçanta të “Darkës së Lamës”, e cila organizohet nga banorët e fshatit Gjonaj në Has të Prizrenit.

Ndryshe nga herët të tjera kuzhinierë janë burrat e fshatit, jo gratë.  Ramadan Totaj dhe Zekë Osmanollaj tregojne sekretin e brumit të flisë hasjane, ndërsa Haziz Hodaj, kryetar i shoqatës “Malësori” flet për traditat hasjane.

Saçi dhe tepsia janë punuar qysh para një viti nga Ramadan Totaj e Zekë Osmanollaj, të cilët e punuan me mjeshtëri enkas për festën “Darka e Lamës”.

Për ta gatuar këtë fli, u deshën rreth 4 orë nderkohe që është duke shikuar mundësia për të aplikuar për Librin Guinness, për shkak të madhësisë së saj.

Flija u nda për të pranishmit në festën që simbolizon bereqetin hasjan, e cila u organizua gjatë fundjavës.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi