TIRANË, 4 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Shqipëria dhe Spanja janë dy vende të cilat krahas dallimeve midis tyre kanë edhe ngjashmëri, që lidhen më tepër me kulturën dhe tolerancën. Ka qenë ky thelbi i diskutimeve në tryezën e organizuar nga Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë të rrumbullakët ishin Jordi Vaquer, drejtor i Iniciativës së Shoqërisë së Hapur për Europën, me qendër në Barcelonë dhe opinionist në gazetën El País; Bashkim Shehu, shkrimtar me banim në Spanjë dhe Piro Misha, drejtor i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit.
E veçanta e temës që u trajtua në këtë tryezë të rrumbullakët, të organizuar nga Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, nuk qëndron vetëm në kompleksitetin e saj, por edhe në mënyrën e trajtimit.
Problemet themelore të shoqërisë aktuale shqiptare u diskutuan përmes një vështrimi krahasues me Spanjën. Ngjashmëria e sfondit historik të këtyre dy vendeve e bën veçanërisht interesant identifikimin e dallimeve aktuale midis tyre dhe përpjekjen për t'i shpjeguar këto dallime.
Ndërsa është e zakonshme që kur bëhen krahasime të Shqipërisë me vende të tjera, vetvetiu fokusi shkon te politika ose ekonomia, kjo tryezë e rrumbullakët u përqendrua tematikisht në shoqërinë si të tillë.
Kështu në qendër të diskutimit ishte problemi i komunitetit, i së mirës së përbashkët dhe i sferës publike si sferë e pavarur nga ajo e shtetit. Si paraqitet kjo problematikë në raport me traditën dhe me ndryshimet e dekadave të fundit? Cili është raporti ndërmjet komunitetit dhe individit në këto dy shoqëri? Cilat janë dallimet përkatëse ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës? Cilat janë shkaqet e këtyre dallimeve? Këto ishin disa nga pyetjet që u shtruan dhe u analizuan gjatë bashkëbisedimit.
Njëkohësisht, krahas shqyrtimit të raporteve ndërmjet individit dhe komunitetit, si dhe midis traditës dhe modernizimit, u dha një tablo e ndryshimeve në shoqërinë spanjolle në aspektet e zakoneve, të moralit, të kulturës së jetës së përditshme dhe të tolerancës ndaj diversitetit.
Bashkim Shehu, shkrimtari i cili njeh mirë kulturat e të dyja vendeve tha se, si Spanja ashtu edhe Shqipëria janë vënde të cilat kanë ngjashmëri jo vetëm historike, por edhe në kulturën patriarkale.
Drejtori i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit Pirro Misha u shpreh se, periudha e tranzicionit si në Shqipëri ashtu edhe në Spanjë u përjetua në mënyra të ndryshme dhe kjo për shkak të elitës politike e cila ka pasur një rol kyç, dhe kjo është çfarë i dallon dy vendet. Por, Misha vuri theksin tek kriza e besimit që mbizotëron në Shqipëri.
Të njëjtin mendim ndau edhe Drejtori i Inisiativës për Shoqërinë e Hapur në Europë, Jordi Vaquer, i cili deklaroi se, ashtu si në Shqipëri edhe në Spanjë mbizotëron mungesa e besimit tek institucionet, pasi qytetarët ndihen të tradhtuar, pasi shohin se në vendin e tyre ka mjaft probleme./m.m/
/Shqiptarja.com