Shqipëria do lejojë importin e mbetjeve, Ministria për REPORT TV: Referencë, ‘Lista e Gjelbër’ e BE

Shqipëria do të lejojë importin e mbetjeve jo të rrezikshme. Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit, për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, në nenin 73 thuhet se do të lejohet importi i mbetjeve nga jashtë, dhe lista e mbetjeve të lejuara për t’u futur në territorin shqiptar do propozohet nga ministria.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni”, thuhet në pikat 3 dhe 4 të këtij neni.

Ndërsa në ligjin aktual është i lejuar vetëm importi i mbetjeve jo të rrezikshme apo inerte. Lejimin e importit të mbetjeve Report TV, e ka trajtuar ekskluzivisht në muajin maj, atë kohë nisën diskutimet me industrinë prodhuese për t'i hapur rrugë mbetjeve jo të rrezikshme, që do mund të përdoren si lëndë djegëse nga industria.

Në një përgjigje zyrtare për Report TV ministria ka sqaruar se mbetjet që do të lejohet të vijnë në vend janë pjesë e listës së Gjelbër, e që janë pjesë e legjislacionit të BE për fushën e mbetjeve.

Kategoritë e mbetjeve që janë pjesë Listës se Gjelbër të BE, që nuk konsiderohen të rrezikshme, janë mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore. Por ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte apo jo reduktim të ndotjes apo jo.

Lejimi i importit ka qenë kërkesë e industrisë prodhuese, pasi bëhet i mundur zëvendësimi i lëndëve që përdorin aktualisht si koksi i naftës dhe zhavorret bituminoze, me lëndë djegëse të përbëra nga mbetjet që në vend do të vijnë si produkt i kompostuar.

Përdorimi i këtyre produkteve alternative, bazuar në analizat ndërkombëtare është me kosto më të ulët, dhe ndot më pak sesa koksi i naftës, zhavorret bituminoze apo qymyri.

Një nismë e tillë është diskutuar edhe në vitin 2016, ku aso kohe deputeti i PS-së Eduard Shalsi, pati propozuar që të lejohet importi i mbetjeve, që bëjnë pjesë në ‘Listën e Gjelbër’, por që nuk u miratua. Importi i mbetjeve ka qenë i lejuar deri në vitin 2013, por që u ndalua menjëherë pas ardhjes në pushtet të socialistëve.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 21/08/2024 17:09

    Kane shtet te fuqishem prandaj!Ashtu si me afrikanet ne gjader!Dhe merren me Esat Toptanin.Keta e kane tejkaluar me kohe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Plagosi inxhinierin e ERE pasi gruaja e tij kishte lidhje me të, vetdorëzohet në polici efektivi Erjon Goxhara

Tiranë/ Plagosi inxhinierin e ERE pasi gruaja e tij kishte lidhje me të, vetdorëzohet në polici efektivi Erjon Goxhara