Shqipëria drejt arsimit të detyrueshëm edhe për shkollat e mesme, ministrja e Arsimit: Do ishte investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë

Shqipëria drejt arsimit të detyrueshëm edhe për shkollat e mesme, ministrja e Arsimit: Do ishte investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë

Arsimi i detyrueshëm në vendin tonë mund të bëhet edhe për nxënësit deri në moshën 18-vjeçare. Kështu ka paralajmëruar sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ministrja e Arsimit në vendin tonë e cila thotë se ky do të ishte investimi më i mirë për të ardhmen e tyre dhe zhvillimin e Shqipërisë tonë të dashur.

 ‘Në Shqipërinë e vitit 2030, pse jo, nxënësit shqiptarë ta kenë arsimin e detyruar edhe në shkollën e mesme, deri në moshën 18 vjeçare. Ky do të ishte investimi më i mirë për të ardhmen e tyre dhe zhvillimin e Shqipërisë tonë të dashur’.

‘Të dashur miq, Siç thotë Aristoteli, Arsimi është stoli në kohë të mira, dhe strehë në kohë të vështira.

Edhe pse do të doja që urimi im sot për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit t’i gjente nxënësit dhe mësuesit në shkolla, kushtet atmosferike na detyruan të ndërpresim për pak ditë procesin mësimor, në të mirë të shëndetit dhe sigurisë së tyre.

Sepse ne kujdesemi jo vetëm për sigurinë e tyre brenda mureve të shkollës, por edhe për rreziqet që vijnë nga ngricat, dëbora apo të ftohtët gjatë rrugës deri shkollë.

Kombet e Bashkuara konfirmuan përsëri para pak ditësh se pandemia e Covid-19, që nga momenti kur u shfaq për herë të parë, e ka futur në kaos arsimin në të gjithë botën, duke ndikuar rreth 1.6 miliardë nxënës e studentë. Ndërkohë që teknologjia dhe shumë fusha të tjera të jetës vazhdimisht po pësojnë transformime rrënjësore.

E për t’u përshtatur më mirë me kohën, pa dyshim që arsimi bashkëkohor është një domosdoshmëri. Prandaj OKB këtë vit si temë për arsimin ka zgjedhur “Ndryshimi i Drejtimit, Transformimi i Arsimit” (Changing Course, Transforming Education).

Synimi ynë është që t’u sigurojmë nxënësve dhe mësuesve tanë jo vetëm kushte sa më të mira, por edhe metodat më bashkëkohore të mësimdhënies, përshtatur me nevojat që kërkon sot koha dhe tregu.

Ky transformim i arsimit përkon edhe me vizionin tonë mjaft sfidues për Shqipërinë e vitit 2030, për një arsim sa më cilësor në shkolla dhe universitete, në përputhje me nevojat e reja të shekullit 21.

Le të jemi më ambiciozë dhe të punojmë së bashku që në Shqipërinë e vitit 2030, pse jo, nxënësit shqiptarë ta kenë arsimin e detyruar edhe në shkollën e mesme, deri në moshën 18 vjeçare. Ky do të ishte investimi më i mirë për të ardhmen e tyre dhe zhvillimin e Shqipërisë tonë të dashur. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit!’- shkruan Kushi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/01/2022 01:17

    Jo mund te behet,por DUHET patjeter te behet!Cuditem si priten deri tani! Ky eshte lajm i shkelqyeshem se na mbyten injorantet me 8 e 9 klase.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve