Shqipëria, e dyta në Europë për rimëkëmbjen e shpejtë të turizmit, në raport me periudhën para pandemisë

Shqipëria, e dyta në Europë për rimëkëmbjen e shpejtë të turizmit, në raport me periudhën para pandemisë

Serbia dhe Shqipëria janë dy shtetet që kanë shënuar rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit, në raport me para krizën e pandemisë, sipas të dhënave të Eurostat, që ka publikuar net qëndrimet në akomodimet turistike për vendet e Europës për vitin 2022. Serbia renditet e para në Europë, që ka shënuar një rritje të net qëndrimeve me 21.8% në krahasim me vitin 2019, përpara se të fillonte pandemia, që i dha një goditje të rëndë këtij sektori.

Shqipëria renditet e dyta. Sipas Eurostat, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 3.8 milionë net qëndrime në akomodimet turistike në 2022-n, me një rritje prej 17.6% në raport me 2019-n. Ndërsa në krahasim me 2021-n, rritja e net qëndrimeve në Shqipëri është rreth 20%.

Në Europë janë vetëm 6 shtete, që panë rritje në raport me para pandeminë (Serbia, Shqipëria, Danimarka, Islanda, Holanda, Norvegjia, Belgjika). Në rajon, Mali i Zi ishte ende 7.8% niveleve të parakrizës dhe Maqedonia e Veriut me ecurinë më negative, me -20.7% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë ende të plota).

Europa

Sipas Eurostat, pas rënies së përjetuar për shkak të pandemisë COVID-19, numri total i netëve të kaluara në akomodimet turistike të BE-së arriti në 2.73 miliardë në 2022. Kjo shifër ishte ende 5% më e ulët në krahasim me numrin e netëve të kaluara në 2019 (2.88 miliardë netë). Krahasuar me vitin 2021 (1.83 miliardë netë), netët e kaluara u rritën me 49% në 2022.

Gjatë vitit 2022, shifrat e turizmit në të gjithë muajt ishin më të larta se muajt korrespondues të vitit 2021, ku tremujori i katërt i vitit 2022 regjistroi 472 milionë netë, duke shënuar një rënie prej vetëm 2% krahasuar me tremujorin e katërt para pandemisë të vitit 2019 (483 milionë netë).

Në fillim të vitit 2022, nivelet e turizmit ishin shumë më të ulëta se të njëjtët muaj të vitit 2019.

Megjithatë, duke filluar nga maji 2022, diferenca u bë më pak e dukshme. Për pjesën e mbetur të vitit, netët e kaluara në akomodim turistik ishin më pak se 5% më të ulëta se në vitin 2019, dhe në korrik, gusht, shtator dhe tetor, ato ishin më pak se 1% më të ulëta se të njëjtët muaj të 2019-ës.

Të dhënat për vitin 2022 tregojnë gjithashtu se netët e kaluara nga turistët vendas tejkaluan nivelet e vitit 2019 (1.53 miliardë netë në 2022 krahasuar me 1.51 miliardë netë në 2019; +1%). Nga ana tjetër, netët e kaluara nga turistët po rikuperohen më gradualisht (1.20 miliardë netë në 2022 krahasuar me 1.36 miliardë në 2019; -12%).

Ndër vendet e BE-së, Letonia kishte ecurinë më negative për sa i përket netëve të kaluara nga turistët ndërkombëtarë (-45% në 2022 krahasuar me 2019), e ndjekur nga Sllovakia (-40%) dhe Lituania (-37%).

Danimarka ishte e vetmja anëtare e BE-së që regjistroi një rritje në netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë (+4%), ndërsa Kroacia (-2%) dhe Luksemburgu (-3%) u afruan niveleve të 2019-s.

Nga ana tjetër, Malta shënoi rritjen më të lartë në netët e kaluara nga turistët vendas (+39% në 2022 krahasuar me 2019), e ndjekur nga Qiproja (+35%) dhe Sllovenia (+25%).

Rënia më e madhe në netët e kaluara nga turistët vendas u regjistruan në Sllovaki (-22%), Rumani (-15%) dhe Hungari (-13%), të cilat gjithashtu shënuan ulje mjaft të mëdha në netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë (të paktën -30%)./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 16/03/2023 08:31

    E para ne bote per betonizimin e bregdetit. Per 10 vjet e kemi shkaterruar mjedisin me ndertime pa pike kriteri si asnje vend tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër!  (VIDEO)

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)