Shqipëria vjen e dyta pas Arabisë Saudite për sa i përket rritjes së numrit të turistëve në muajin qershor.
Kjo duke iu referuar statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit ku në qershor Shqipëria është renditur e dyta pas Arabisë Sauditë për rritjen e numrit të turistëve.
“Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria renditet e dyta në botë pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të turistëve për këtë vit deri në muajin qershor 2023, shkruan ministri i Brendshëm
Ndërkaq, nga aeroporti i Rinasit prej muajit qershor, kanë hyrë e dalë nga aeroporti kryesor i vendit 1.7 milionë personave, shqiptarë dhe të huaj.
Këtë vit të dhënat e policisë kufitare në Rinas tregojnë se ka rritje me 40% të fluksit të udhëtarëve. Vetëm në korrik, numri i pasagjerëve është rritur me 37 për qind nga viti në vit në 834 mijë e 794 pasagjerë të regjistruar.
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në një intervistë për mediat italiane se Shqipëria kishte barazuar Greqinë dhe sapo ia kishte kaluar Italisë Italinë për numrin e turistëve për frymë dhe se duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë.
“Kur mora detyrën si kryeministër (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 pasagjerë në vit. Tani mbi 6.5 milionë'. Ne kemi barazuar Greqinë dhe sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë. E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë në këto vite të rilindjes shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë të nivelit më të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë” tha Rama
“Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë” deklaroi ministria e Turizmit
Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja me më shumë se dyfishin e vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53% më shumë krahasuar me vitin që shkoi. Raportohet rikuperim i vizitorëve nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjelltë.
Është një propagandë politike,shërbime katastrofë, papastërti, lypsarë kudo rrugëve, maketet pa qmime pran artikullit, restorantet nuk dhënë kupona fiskal po vetëm kërkojnë lekë pa asnjë dëshmi. Në pllazha mungojnë toaletet, gardërobën dhe roja e plazhit, mungojnë duheshe, shitësit ambulant nuk të lënë rehat nënë qadër, hajna në rrugë hajna në plazhë hajna kudo. Nuk paguhet me kartë bankare nuk ka siguri për vetura as për të tjera. Pemë perime shiten në zallë, akullore në pluhur, petulla rrugës dhe misra. Kudo të vjedhin i madh e i vogël, taksisti faturino dhe shitësi në market.Pra mirë se vini në një vendë ku paguani absurdin nerzorë.
PërgjigjuNa mbyti propaganda, ata te komunizmit nuk kishin mundesi te benin kaq shume sa bejne keta horrat sot mashtrime pa fund
PërgjigjuJa kaluam jo vetem Romes me bunkartin tone ne kryeqytet por edhe Italise or teeeejjjjj