Arben Frroku i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013 në Tiranë i ka shpëtuar përfundimisht ekstradimit në Shqipëri ndërsa është dënuar në Holandë me 18 vite burg.
"Bota mund ta shohë këtë si një fitore" tha avokati i tij Gerald Roethof "Por është bërë e qartë se ka pasur një shkelje të të drejtave të njeriut nëse do të kishte ekstradim. Nuk mund të aplikohen të njëjtat vendime të gjykatave të huaja për shtetasit e huaj" tha ai.
Në 12 shkurt të vitit të kaluar Holanda refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri. Sipas vendimit të refuzimit shkak për mos ekstradimin e Arben Frrokut ishte bërë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri, pasi ai është i dënuar përjetë për një krim që pretendon që nuk e ka kryer. Për akuzën e vrasjen së Dritan Lamaj Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda. Pas këtij vendimi ai u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.
Më tej prokuroria ankimoi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit. Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke. Rekursi i tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.
Aktualisht këtë dënim Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut. Arben Frroku u vu nën akuzë si personi i dyshuar për vrasjen e Dirtan Lamaj në shkurt të vitit 2013. Ai u arrestua në Greqi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Kërkesa për ekstradim ishte e dyta ndaj Frrokut ku më parë u miratua ajo drejtuar Greqisë ndërsa kërkesa drejtuar Holandës nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, u refuzua.
Arben Frroku u bë i njohur edhe për foton me ish-zyrtarët e policisë njohur si tavolina “çiftelia” ku në të bënin pjesë asokohe ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ndërsa pak javë më vonë Frroku do të prangosej për akuzën e rënda të vrasjes e Lamajt.
Ne shqipri po ta ky lloj gripi do bej demin Me te madh te njerzit se kemi ilace te skaduara Se
PërgjigjuShqiperia po plackitet nafta kromi energjia cimento
Përgjigju