Shqipëria nuk ndryshon pozicion në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Kombëtarja mban pozicionin e 56-të ashtu siç ishte edhe një muaj më parë duke grumbulluar 549 pikë. Renditja e publikuar sot më 17 maj merr parasysh ndeshjet e luajtura në prill ku djemtë e Panuccit nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje.
E 34-ta është Skocia rivale e grupit në Ligën e Kombeve duke mos ndryshuar pozicion krahasuar me një muaj më parë. As Izraeli nuk ndryshon pozicion duke mbajtur vendin e 98-të. Duke qënë që nuk ka pasur ndeshje edhe Kosova mbetet në vendnumëro dhe mban pozicionin e 152-të në FIFA.
Nga vendi i parë deri në vendin e 47-të nuk ka ndryshim pozicioni dhe renditjen e FIFA-s e kryeson Gjermania e ndjekur nga Brazili dhe Belgjika.

Komente
