'Shqipëria e para në rajon për ritmin e vaksinimit', Rakacolli: Mbeten në fuqi të njëjtat masa anti-COVID! Përmirësim i lehtë, por s'jemi ku duhet (VIDEO)

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se do të mbeten në fuqi masat që kanë qenë sa i përket situatës së COVID. Ora policore fillon në 20:00 deri në 06:00.

Rakacolli deklaroi se ka një përmirësim të situatës por nuk jemi aty ku duhet. Ky përmirësim sipas saj tregon se masat kanë qenë efikase, por do të mbeten të njëjta deri në 2 javët e ardhshme kur do të gjykohen sërish nga komiteti në varësi të situatës.

"Masat e propozuara nga komiteti kanë qenë masa efikase dhe ky rezultat vjen edhe si bashkepunim akoma më i mirë e zbatimit të masave nga qytetarët.

Një nga arritjet më të mëdha është fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditë ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të bërjes së vaksinimit. Duke ia kaluar edhe Serbisë e cila ishte e para në rajon. Pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku  duhet të jemi dhe mendohet se masat do të vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel siç kanë qenë më parë.

Dalja deri në orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit me përjashtim të atyre që kanë raste shëndetësore. do të kemi vazhdimësi të mësimit online të universiteteve dhe të shkollave të mesme me përjashtim të maturave.  Fluturimet me Britaninë edhe për këtë 2 javësh mbeten të pezulluara. Vazhdon dhe urdhri për të mos lejuar grumbullime me më shumë se 10 veta", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Mbeten në fuqi të njëjtat masa anti-COVID! Komiteti i Ekspertëve: Kemi përmirësim, por s'jemi ende ku duhet! Shqetësuese grumbullimet në fushatë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot