Shqipëria e Serbia marrëveshje 
për bashkëpunim ndërkulturor

Shqipëria e Serbia marrëveshje <br />për bashkëpunim ndërkulturor<br>
Shqipëria dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e parë për bashkëpunim ndërkulturor mes dy vendeve. Marrëveshja është firmosur nga dy ministrat ai serb, Vladan Vukosavljeviç dhe ajo shqiptare, Mirela Kumbaro gjatë vizitës së saj në Beograd. 

Ministrja Kumbaro, në përfundim të Konferencës së tretë Ministeriale në Tiranë, shkurt 2017 “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm” ka firmosur marrëveshjen e parë për bashkëpunim kulturor me Serbinë, cilësuar nga Ministri Vukosavljević si një moment historik për bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve.

Qëllimi i këtij programi bashkëpunimi kulturor është të zhvillojë dhe mbështesë bashkëpunimin kulturor mes institucioneve dhe organizatave të ndryshme të të dy vendeve, në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e politikave në art - kulturë dhe trashëgimi kulturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, UNESCO-s, në përpjekje për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhënie të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor mes palëve.
Milica Tomic, artiste pjesëmarrëse në MAB me veprën: "XY the reconstruction of the crime". 

Tema e kësaj pune, realizuar ne vitet 1996/1997 është krimi i harresës absolute të vrasjes së demonstruesve, shqiptarëve etnikë, qytetarë të Republikes Federale te Jugosllavisë. Më 28 mars 1989 ata protestuan kundër shuarjes së subjektivitetit politik të garantuar nga kushtetuta federale ekzistuese. Puna merret me pamundësinë e zgjidhjes së konfrontimit të minoritetit dhe shumicës.

Kuratori Branimir Stojanoviç shkruan: “XY the reconstruction of the crime” në mediumet e artit bashkëkohor zbulon fillimin e përshkallëzimit të dhunës së pakontrolluar në RSFJ në fund të viteve '80, e cila përfundoi me një copëz të errët dhe kanibalizëm etnik. 

Në fjalën e tij Ministri Vukosavljević theksoi se kultura po lidh dhe po lejon njerëzit të kuptohen më mirë dhe ata, artistët, përfaqësojnë "një melodi që dëgjohet mbi zhurmën e jetës së përditshme". Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i tha agjencisë së lajmeve Tanjug se Muzeu i Artit Bashkëkohor. "Nuk është vetëm një muze i ri, apo një muze i rinovuar, por një vend pa kufij. Arti dhe kultura janë hapësira që duhet të ndërtojnë ura, pavarësisht nga vendi apo ngjyra e pasaportës"- u shpreh Kumbaro .

Ministrja e Kulturës znj Mirela Kumbaro Furxhi u shpreh se është veçanërisht e impresionuar me vendosjen e veprave, që reflekton idenë e bashkimit të artistëve nga vende të ndryshme të Ballkanit. 

"Para së gjithash, është e rëndësishme që ky vend, i cili u mbyll për dhjetë vjet, tashmë është i hapur për publikun. Ne jemi vende të vogla dhe nuk kemi luksin që të mbajmë hapësira të mbyllura. Mendoj se ky është një sukses i madh për Ministrinë e Kulturës dhe për të gjithë artistët. Së dyti, unë jam e impresionuar me të vërtetë nga pjesëmarrja e artistëve dhe e vlerësoj faktin që artistët këtu janë bashkuar nga territore të ndryshme të Ballkanit", tha Kumbaropër SEEcult, e përditshme e pavarur kulturore në Beograd. 

"Ky vizion për të bashkuar punën e artistëve nga e gjithë ish-Jugosllavia është një ide shumë e bukur, jo vetëm për artistët, por edhe për shkak të historisë së përbashkët të rajonit tonë", tha Mirela Kumbaro, duke theksuar rëndësinë e dialogut përmes arteve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari