Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi në Tiranë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
Sa’ar shprehet se ishte i kënaqur që u takua me Peleshin, ndërsa thekson se Shqipëria dhe Izraeli janë dy demokraci që ndajnë vlera, sfida dhe interesa të përbashkëta, si edhe një miqësi të qëndrueshme.
“Kënaqësi që u takova sot në Tiranë, në kuadër të vizitës sime diplomatike, me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi. Izraeli dhe Shqipëria janë dy demokraci që ndajnë vlera të përbashkëta, sfida dhe interesa të përbashkëta, si edhe një miqësi të palëkundur. Diskutuam për situatën në Lindjen e Mesme, forcimin e lidhjeve ndërparlamentare dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, shkruajti ministri i Jashtëm i Izraelit në postimin e tij.
Lajmi kryesor:
Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takime me Hoxhën e Peleshin: Shqipëria një mike e vërtetë e Izraelit! Axhenda vijon me kryeministrin Rama, Gideon Sa'ar: Ka një busull morale të palëkundur!





