Shqipëria ka fituar tre pozicione për muajin tetor në renditjen e FIFA-s pavarësisht se kombëtarja kuqezi u mposht 0-1 në ndeshjen deçizive të eliminatoreve të Botërorit kundër Polonisë. Kjo rritje e skuadrës së drejtuar nga Reja ka ardhur për shkak të fitores me Hungarinë, me të njëjtin rezultat, por edhe si pasojë e fitoreve radhazi deri më 12 tetor.
Aktualisht kuqezinjtë renditen në vendin e 63, ndërsa një muaj më parë pzoicionoheshin në vendin e 66.
Ndërkohë Kosova ka pësuar një rënie me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, ku nga vendi i 109 ka shkuar në 113. Kjo zbritje ka qenë për arsye të rezultateve negative ku Kosova ka pasur në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor, ku në 5 sfida “Dardanët” kanë triumfuar në 1 ndeshje, ndërsa së fundi humbi me Gjeorgjinë.
Ndërkohë përsa i përket kreut Belgjika vijon të mbajë vendin e parë pavarësisht se u rendit e katërta në Ligën e Kombëve duke humbur si me Francën ashtu edhe me Italinë. Pas ‘djajve’ vjen Brazili, ndërsa podiumin e mbyll Franca e saposhpallur kampione e Ligës së Kombeve në finalen kundër Spanjës.