Tiranë, 1 Dhjetor / ATSH - / Objekte, imazhe fotografike dhe filma (të projektuara në ekrane), të cilat paqyrojnë momentet kryesore të luftës së popullit shqiptar kundër okupatorëve nazifashistë, vijnë si pjesë e ekspozitës se çelur së fundmi në Muzeun Historik Kombëtar, e quajtur "Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore".
"Ekspozita që vjen për të përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit të atdheut nga pushtimi nazifashist dhe për të njohur publikun me kontributin që dhanë shqiptarët gjatë kësaj lufte, gjithashtu nuk zbeh rëndësinë e 102-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë", është shprehur drejtori i MHK, Meli Labi.
Ekspozita është fokusuar kryesisht në koleksionet e flamujve të përdorur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, objekte të dëshmorëve të rënë në luftë, objekte të shqiptarëve që vuajtën në kampet naziste të përqëndrimit si dhe objekte të banorëve të fshatit Borovë të Kolonjës, që u masakruan nga trupat naziste.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë të interesuarit deri më 7
/k.m//a.e/