
Kryeministri Edi Rama dhe homologu izraelit Benjamin Netanjahu në një deklaratë për mediat
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu vlerësoi rolin e Shqipërisë gjatë Holokaustit, gjatë një seance speciale në nder të kryeministrit Edi Rama në parlamentin izraelit.
“Ndoshta njerëzit nuk e dinë këtë dhe bota duhet ta dijë se Shqipëria ishte i vetmi vend europian ku gjatë Holokaustit popullësia hebreje u rrit dhe nuk u zvogëlua” tha Netanjahu










