Debati për ekstradimin e luftëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për llogari të drejtësisë Serbe dhe akuzave të ngritura ndaj tyre për krime lufte prek dhe gjykatat shqiptare.
Në një proces prej 3 vitesh ka qenë Gjykata Kushtetuese ajo e cila me vendimin e datës 22 Maj 2017 i ka hapur rrugë ekstradimit drejt Serbisë të ish ushtarit të UÇK Skënder Harizaj, ish ushtarak në zonën operative të Shalës.
Fillimisht ishte Gjykata e Kukësit ajo që refuzoi ekstradimin e Harizaj drejt Serbisë me vendimin Nr. 111, datë 15.06.2014.
Por ky vendim u apelua dhe Gjykata e Apelit në Shkodër ktheu në fuqi ekstradimin për llogari të Ministrisë së Drejtësisë Serbe.
E në këtë gjykim që përfundoi më pas në Gjykatë të Lartë Harizaj së bashku me avokatin e tij pretenduan se do t’i rrezikohej jeta dhe do të diskriminohej pasi Skënder Harizaj kishte qenë luftëtar i UÇK.
Por sipas gjykatës ky pretendim s’qëndronte pasi Harizaj nuk ishte hetuar dhe dënuar për krime lufte por për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit me Serbinë dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Siç dhe shihni në këtë vendim të Gjykatës së Lartë siguruar nga Report Tv më 26 shkurt 2015 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e la në fuqi ekstradimin.
/Shqiptarja.com

VIDEO