Shqipëria mahnit “The Guardian”:
Perlë e çuditshme e lënë pas dore
“Sapo kaluam kufirin shqiptar, afër Shkodrës ne u përballëm me një vendim: bregun apo malin?”. Kështu e nis Kevin Rushby shkrimin e tij për Shqipërinë.
Vitet e fundit kemi lexuar shumë shkrime të mediave prestigjoze ndërkombëtare dedikuar shqipërisë dhe vlerave e bukurive të saj. Këtë herë është gazetari i “The Guardian”, Kevin Rushby, i cili pak kohë më parë ka vizituar Shqipërinë, bukuritë e së cilës e kanë shtyre të publikojë një shkrim për vendin tonë.
“
Sapo kaluam kufirin shqiptar, afër Shkodrës ne u përballëm me një vendim: bregun apo malin?”. Kështu e nis Rushby shkrimin e tij, teksa thekson se ka dashur të vijë në Shqipëri që në vitin 1990 kur kishte vizituar ishullin e Korfuzit dhe kishte dëgjuar për vendin tonë.
Ai shkruan se sapo hyri në territorin shqiptarë bashkë me familien e tij, vendosën të shkonin në mal për shkak se temperatuarat në ato ditë shënonin 40 gradë. Për këtë arsye shkruan ai u drejtuan në pjesën juglindore të shqipërisë.
Teksa jep përshtypjet e tij për vendin e shqiponjave, Kevin thotë se gjuha shqipe është shumë e ndryshme nga çdo gjuhë tjetër, por nëse u flitet shpesh të huajve, ai beson se bëhet tërësisht e kuptueshme. Destinacioni i gazetarit dhe familjes së tij është Uraka dhe varrezat e vjetra të Selcës, duke zgjedhur kështu malin, në vend të bregut. Ai mahnitet nga Via Egnatia, e më pas nga Liqeni i Ohrit dhe fshati i vogël Lin ku dhe kaluan një natë. Ai e përshkruajnë këtë fshat si një nga më të bukurit e kësaj zone, me shtëpitë e vogla, gratë e veshura me të zeza dhe fëmijët që luajnë jashtë.
“Shtëpitë janë të stolisura me lule, plakat me të zeza të ulura në hije dhe fëmijët që lozin jashtë me varka. Siç i themi njëri- tjetrit ‘do të ishte mirë të qëndronim në një prej këtyre shtëpive’, një grua e re na mirëpret në anglisht: “Doni të qëndroni në shtëpinë time?", - shkruan Kevin, duke përmendur edhe koranin e famshëm. Destinacioni i radhës ishte Dardha, ku autori veçon lakrorin, gatimin tradicional të zonës.
“
Në fund të fundit, ne u lidhem thellë me këtë perlë të çuditshme e të lënë pas dore që quhet Shqipëri nga banorët e saj, dhe “Albania” për çdo njeri - tjetër”, - mbyll autori shkrimin për Shqipërinë, që është pjesë e turit të tij ballkanik.
Në shkrimin e autorit thuhet se nuk pati problem të udhëtonte në Shqipëri. Një polic i ndaloi për t’i udhëzuar të përdorin dritat gjatë ditës, por vetëm kaq.
Redaksia Online(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!
24 Janar, 20:34