Shqipëria, më e shtrenjta në rajon për çmimet e ushqimeve

Shqipëria, më e shtrenjta në rajon për çmimet e ushqimeve

Megjithëse shqiptarët janë më të varfrit e Europës duke regjistruar të ardhurat për frymë dhe konsumin më të ulët, kur vjen puna te çmimet e ushqimeve i kemi më të lartat në rajon duke ua kaluar edhe disa vendeve të Bashkimit Europian…

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për nivelin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, Shqipëria në 2018-n ka shënuar nivelin 79% nga 100% që merret niveli mesatar i çmimeve të BE-së. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Maqedonia, me një nivel çmimesh 78%, duke u ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina me nivelin 76% dhe Maqedonia e Veriut me 62%.

Ndërkohë edhe vendet anëtare të BE-së, si Bullgaria dhe Rumania kanë shënuar një nivel çmimesh për kategorinë e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me përkatësisht 76% dhe 66%, duke qenë në koherencë me nivelin e të ardhurave për frymë dhe konsumit në këto vende.

Në 2018-n, niveli i çmimeve të një shporte të krahasueshme me ushqime dhe pije joalkoolike në Bashkimin Europian (BE) ishte dy herë më i lartë në shtetin më të shtrenjtë në krahasim me vendin më të lirë. Danimarka kishte nivelin më të lartë të çmimeve për ushqime dhe pije joalkoolike në BE në 2018, ku shporta bazë përllogaritej sa  30% e mesatares së BE-së, ndjekur nga Luksemburgu dhe Austria (të dy me 125%), Irlanda dhe Finlanda (me 120%) dhe Suedia (117 %). Në anën tjetër, nivelet më të ulëta të çmimeve janë vërejtur në Rumani (66%), Poloni (69%), Bullgari (76%), Lituani (82%), Çekia (84%) dhe Hungari (85%

Çmimet më të shtrenjta, të ardhurat më të ulëta

Shqipëria ka vijuar që të jetë më e varfra e Europës edhe në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqinë.

Të ardhurat mesatare të shqiptarëve ishin sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, me një përmirësim të lehtë nga viti i kaluar, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, ky është treguesi më i ulët në Europë (të dhënat  e Eurostat nuk përfshijnë Kosovën).

Të ardhurat më të larta në rajon i ka Mali i Zi, me 47% të mesatares europiane, i ndjekur nga Serbia (40%), Maqedonia e Veriut (38%). Për Turqinë, ky tregues është 65%.

Edhe konsumi, më i ulëti nga të gjithë

Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura në nivel të njëjtë me boshnjakët, në treguesin tjetër më të rëndësishëm atë të konsumit aktual individual, që mat mirëqenien e familjarëve dhe shprehet sipas barazisë së fuqisë blerëse, Shqipëria rezulton më e varfra në Europë, me 38% të mesatares së Bashkimit Europian. Ky është një tregues që kostoja e jetesës në Shqipëri është e lartë në raport me të ardhurat.

Për Bosnjën, konsumi individual për frymë është sa 41% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin nivel është dhe Maqedonia. Më i larti është sërish në Mal të Zi (57%), i ndjekur nga Serbia (48%). Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja