Shqipëria më miqësorja në Ballkan për refugjatët e huaj

Shqipëria më miqësorja në Ballkan për refugjatët e huaj

Vendet e Ballkanit, edhe pse kanë nivele të larta emigracioni, nuk janë treguar të gatshme të pranojnë emigrantë të huaj në qytetet ku jetojnë, përveç Shqipërisë.

Një anketë e zhvilluar vitin e kaluar nga Barometri i Ballkanit njëkohësisht në Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë tregoi se shqiptarët kishin gatishmërinë më të lartë për të pritur emigrantë të huaj. Pyetjes nëse prania e emigrantëve të huaj është e mirëpritur në qytetin tuaj iu përgjigjën pozitivisht 43% e shqiptarëve.

Pas Shqipërisë, emigrantët ishin më të mirëpritur në Kosovë, ku 28% e popullatës e kanë vlerësuar pozitivisht praninë e emigrantëve.

Në Shqipëri, popullsia që mirëpret emigrantët është 4 herë më e lartë se e vendeve fqinjë.

Më pak miqësorë për pritjen e emigrantëve të huaj shihen të jenë Bosnja dhe Maqedonia, ku vetëm 10% e popullsisë i mirëpret emigrantët.

Lidhja më e fortë e Shqipërisë me mirëpritjen e emigrantëve të huaj lidhet edhe me faktin se jemi populli më emigrues në Europë. Shumica e familjeve shqiptare kanë kaluar përvoja emigrimi, duke i bërë ata më ndjeshëm ndaj fenomenit.

Sipas “Our World in Data” janë rreth 57,616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, ku prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune. Prej vitit 2010, numri i të huajve në Shqipëri është rritur. Në vitin 2010, sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.

Ndër arsyet kryesore të tërheqjes së të huajve në Shqipëri është kosto e lirë e jetesës. Për sa i përket lejeve të punës, italianët kanë numrin më të lartë. Së fundi, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të preferuar edhe për studentët italianë. Popullsia e dytë është ajo turke, ndjekur nga kinezët. Edhe shqiptarët e Kosovës përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të emigrantëve në Shqipëri. Megjithatë numri i tyre në raport me vite më parë është më i ulët.

Në rajon, Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh. Numrin më të madh e ka Serbia, me rreth 807 mijë të huaj që jetojnë atje. Në Maqedoni janë rreth 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj. Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të huajve në rajon, ku sipas Bankës Botërore në 2015-n ishin rreth 32 mijë./ Monitor

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen