Shqipëria mes modernes dhe të kaluarës... përzgjidhen 5 fotot fituese të 'Colours of Albania' (VIDEO)

TIRANË- Në edicionin e tij të pestë të  konkursit “Colours of Albania” u kurorzuan 5 fotot fituese. Mes fotove, juria, e kryesuar nga fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe anëtarët Bevis Fusha, Rosita Habazaj, Kushtrim Ternava dhe Ergys Zhabjaku, përzgjodhën fituesit e këtij konkursi.

Aktiviteti u shoqërua nga tingujt harmonikë të grupit të artistëve nga trevat shqiptare, nën drejtimin e mjeshtrit Agron Peni dhe vokalit të artistes nga Kosova, Vesa Smolica, për të vijuar me tingujt e muzikës së Fifit dhe për t’u përmbyllur me një atmosferë festive "live" nga grupi Offchestra.

Colours of Albania, është kthyer në një ekspozitë gjigante virtuale të natyrës, traditës, historisë dhe shpirtit shqiptar. Ky konkurs i përvitshëm, ka treguar se, Shqipëria nuk është vetëm peizazh dhe natyrë e virgjër, as vetëm trashëgimi kulturore apo monument antikiteti, por edhe një qytet që vibron me ritmin e modernes ku fle edhe e kaluara. Organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën kujdesin e veçantë të Ministrit Cakaj, ky konkurs u shndërrua në një brand, me mijëra foto artistike të publikuara për 5 muaj me radhë, i cili evidentoi bukuritë shqiptare nën optikën e publikut të zakonshëm që luajti rolin e “diplomatit dixhital”.

 Të pranishëm në aktivitetin përmbyllës ishin përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artit, kulturës dhe medias.  

“Në fotografitë e këtij edicioni, shfaqet sa stil aq edhe mode, sa trashëgimi kulturore aq edhe arkitekturë urbane, sa jetë e përditshme e njerëzve të zakonshëm, aq edhe thellësi e jashtëzakonshme historike e Shqipërisë.” -u shpreh Cakaj në fjalën e tij përshëndetëse.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!