Shqipëria mposht 3-0 Estoninë, medalje bronzi në Ligën e Europës

Shqipëria mposht 3-0 Estoninë, medalje bronzi në Ligën e Europës

Kombëtarja e femrave në volejboll

Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Estonisë, në ndeshjen për vendet 3-4 të Divizonit të Argjendtë të Ligës së Europës, sfidë e luajtur në Nykoping të Suedisë. Për pasojë, Shqipëria është renditur në vendin e tretë në këtë event europian, duke marrë medaljen e bronzit. Një rezultat fantastik i Shqipërisë në këtë turne, ku arriti 6 fitore dhe dy humbje, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën finale dhe duke marrë vendin e tretë. Meritë e vajzave e stafit, që bënë një punë të mirë, duke vënë në qafë medaljen e bronzit.

Sfida nis mjaft mirë për kombëtaren kuqezi, që ka epërsi në setin e parë, duke e dominuar lojën. Vajzat kuqezi shkëputen që në start dhe fitojnë 25-14, por kjo pamje përsëritet edhe në setin e dytë. Pas pikës së 12-të, Shqipëria shkëputet dhe fiton 25-18. Më i bukur seti i tretë, me vajzat kuqezi që kanë një marsh më shumë edhe pse rivalet lindore tentojnë të rihapin ndeshjen, por pa ia dalë mbanë. Në piket e fundit, Shqipëria është më e saktë dhe fiton 25-21 dhe krejt takimin 3-0, duke u renditur në vendin e tretë në këtë event europian. Telesport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë