Akademiku Artan Fuga ka komentuar ngjarjen më të komentuar të ditëve të fundit, atë të integrimit në Bashkimin Evropian. Fuga shkruan në ‘Facebook’ se realisht askush nuk e dëshiron këtë gjë, por bëjnë sikur.
Sipas tij, shqiptarët jetojnë ende në epokën e qepës, pasi në thelb vazhdojnë të jenë të izoluar nga Evropa.
"Shqipëria në Europë??? Nuk ma heq njeri nga mendja, veç nesh, nja dhjetë përqind europianistëve të thekur, askush nuk e dëshiron realisht dhe sinqerisht. Bëjnë sikur! Nuk besoni? Unë bë një analizë të segmentuar të çdo shtrese shoqërore dhe ta vërtetoj këtë me zemër të hapur. Nuk i ha e vërteta iluzionet.
Ne akoma jetojmë me idealet e "potentatit" të Ali Pashës, të fortesës të Ballaban Karaziut a si e kishte ai... E dini se çfarë tërmeti do t'u shkaktonte disa grupeve sociale të privilegjuara integrimi i vëretë europian i Shqipërisë?
Ne jemi poaq të izoluar në thelb nga Europa si në kohën e qepës. Ne pra, ne një nga trevat më fillestare të kulturës europiane. Shekujt na kanë lënë pas. Merruni me mediat e propagandës që ua bëjnë mediat p. ju merruni, jo ky po ai, jo darka jo dreka, jo shoku i këtij jo shoku i atij, o Zot çfarë bataku mendor!"
Artan Fuga, Akademik
-
O Akademik Artan Fuga te dija te mencur persa te kam lexuar shkrimet e tua Por me kete te fundit qe i krahason Shqiptaret QEPE me duket se ke probleme Shendetsore Ne Shqiptaret jemi populli me i roberuar ne jete dhe kemi kaluar shume faza zhvillimi Faza e Qepes qe thua ti ishte ajo e Largqofeshit ku ti u shkollove me idete e Qepes Tani Shqipetaret jane zhvilluar shkolluar Empacipuar Demokratizuar jo Qepe sic thua ti por kujdes mbi Etiketen qe i ve ti Bashkekomesave te ty Shiko ku kemi qene dhe ku jemi tani
Përgjigju-
Komentues po pse nuk merresh me argumentin e Fuges por me personin e tij? Kjo eshte QEPA,dhe prandaj argumenti i tij eshte i vertete!
-
-
Njerez si puna jote na kane lene ne keto kushte dhe situata te tilla dhe ato me diplloma KRISTALI nuk jane me pak ............
Përgjigju -
Jam plotesisht dakord me ty,shqiptaret jane me anadollinj se turqit vete
Përgjigju











Komente
Komento