Shqipëria në festivalet e filmit në
SHBA, me "Tirana 100km"

Shqipëria në festivalet e filmit në<br />SHBA, me ">
Shqipëria përfaqësohet në dy festivale të filmit në SHBA, me një film me metrazh të shkurtër. Bëhet fjalë për festivalin e filmit Milledgeville & Eatonton (24-29 Prill) dhe Festivalin ndërkombëtar vjetor të filmit në Virginia (01-14 Prill), për filmin më të mirë të huaj. Prej një muaji, distribucionin e filmit e ka marrë një shtëpi distribucioni spanjolle. 

“Tirana, 100 km” është projekti i fundit i regjisorit Lorin Terezi, me producent Artan Malaj, nga Mailuki Films. Skenari është shkruar nga vetë regjisori në bashkëpunim me aktoren Anila Balla. Në role përmendim aktorë si Anila Balla, Ardian Cerga dhe Kastriot Shehi.

I punuar me profesionalizëm dhe pasion, filmi përmban një histori e cila vërtitet rreth realitetit të përditshmërisë. Jeta e luksit për Lindën merr fund kur Stefani, biznesmen i suksesshëm, ndërron jetë. E gjendur e papërgatitur në një atmosferë armiqësore, ajo kthehet në vendin e lindjes. Por, fshati ka mbetur ashtu siç ajo e ka lënë, bashkë me rrugët, njerëzit dhe familjen. Familja e saj e nxjerr jashtë shtëpisë dhe të ashtuquajturit shokët e saj, i kthejnë shpinën.

"Në filmin “Tirana 100 km” trajtohet fenomeni i femrës me rrënimin e saj”, shprehet regjisori.

"Ajo që eshte me rëndësi per t'u kuptuar nga ana jonë si krijues, është se nuk jemi përpjekur të mbajmë anë, pra, nuk ka fajtorë dhe të pafajshëm", është shprehur Anila Balla, aktorja protagoniste.

Xhirimet e filmit janë zhvilluar në qytetin e Tiranës dhe një pjesë e tyre dhe në Spaç, në një shtëpi mes malesh. Premiera e filmit ka qenë shtatorin që shkoi. Mirëpo, suksesi nuk është ndalur vetëm tek ndarja e filmit me publikun, pasi  “Tirana 100 km”  është pranuar zyrtarisht nga Milledgeville & Eatonton Film festival, në SHBA dhe nga Northern Virginia International Film Festival.

festival
 Northern Virginia International Film Festival, Fairfax, VA

festival
Milledgeville & Eatonton Film Festival, USA

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi