TIRANË- 912 familje dhe pensionistë të vetmuar në të gjithë Shqipërinë janë ndihmuar me pako ushqimore dhe ilaçe në këtë kohë karantine! Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili me të tjera ka theksuar se ky operacion humanitar do të vijojë deri në përfundim të pandemisë COVID-19.
"Sot ndihmuam 912 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera. Për disa nga familjet suporti është i përditshëm. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës",shkruan Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Ky operacion ka nisur prej më shumë se 3 javëve i cili ka si për qëllim që të ndihmojë familjet e varfra, të cilat e përjetojnë edhe më shumë izolimin në shtëpi si pasojë e COVID-19 dhe pensionistëve të vetmuar. Duke qenë se të moshuarit janë më të rrezikuarit nga koronavirusi, nuk lejohet dalja e tyre nga shtëpia, për pasojë atyre pensionistë që janë të vetmuar u dërgohet ushqimi dhe ilaçet në shtëpi.