Shqipëria në udhëkryq!

Shqipëria në udhëkryq!

Qyteti i Tiranës

Të dashur miq, shteti ynë i përbashkët është futur në kolaps të plotë. Është futur shteti në kolaps sepse janë në kolaps shtyllat e tij kryesore, mekanizmat e funksionimit të tij. Është futur në kolaps ekonomia. Prej disa vitesh nuk flitet për “investime”, as si politikë e as si realitet. Motori i një ekonomie që zhvillohet është politika e investimeve, kryesisht në sektorët e prodhimit por dhe në infrastrukturë dhe shërbime. Investimet zero!

E vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve. E vetmja fushë që kjo lloj paraje cek, është betonizimi, jo vetëm si politikë e mbytjes dhe ndotjes urbane por dhe si pastrim i pisllëkut kriminal të parasë ilegale.

Fundi i tunelit të kësaj rruge mbetet tmerrësisht i errët, i destinuar për përplasje fatale. Infrastruktura asnjë investim, (sheshet e disa qyteteve përfshirë Tiranën përveçse një shëmti urbanistike rezulton të jetë dhe një shpërdorim marramendës i parave të shqiptarëve. Preventiva miliardëshe me çmimet e luksit evropian dhe punime të skaduara brenda viti, që nga palmat e thara tek pllakat e thyera dhe gropat e hapura.

Paratë e spitaleve, pensioneve, rrogave, ilaçeve, kopshteve e çerdheve të fëmijëve, të shpërdoruara dhe grabitura si % korrupsioni në këtë spekulim të propagandës së fasadës për mashtrim publik dhe elektoral. Rrogat dhe pensionet; asnjë përmirësim në 5 vite, por pakësim në raport me rritjen e çmimeve, taksave dhe korrupsionit në marrjen e shërbimeve. 

Asnjë investitor i huaj! Mbyllje të biznesit të vogël dhe të mesëm dhe largim në emigracion i fuqisë më energjike të punës dhe trurit më të ri. Kolaps i institucioneve te shtetit! Shkatërrimi i institucionit të zgjedhjeve përmes injektimit dhe kalcifikimit të kulturës së blerjes së votave nga grupet e të fortëve të licencuar për “biznesin” e hashashit, heroinës, kokainës dhe tenderëve të parave publike.

Politizimi ekstrem, nepotizmi dhe korrupsioni i të gjitha niveleve ka atrofizuar totalisht administratën e institucioneve të qeverisë. Shërbimi më jetik për njeriun, ai shëndetësor është shndërruar në një monstër ku në vend të lehtësimit dhe shërimit të vuajtjeve ato shtohen e rëndohen.

Institucionet e drejtësisë janë futur në kolaps total dhe kontroll të plotë partiak duke e kthyer Shqipërinë në një Zuzuland unikal ku Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese janë nxjerrë jashtë funksionit duke i shpërbërë dhe Shqipëria është kthyer i vetmi vend në botë ku pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ (i njehsuar me atë ekzekutiv në fakt) nuk kanë kurrfarë kontrolli ligjor.

Prokuroria e Shteti pas 25 vitesh të lindjes së shtetit ligjor u kthye totalisht deri në kufijtë e qesharakes, në një zyrë avokatie të qeverisë dhe atyre anëtarëve të maxhorancës qeverisëse të kapur në flagrancë në skandale dhe krime penale.

Policia e Shtetit e tradhtuar dhe paralizuar legjitimiteti i të cilës i shndërruar si një bucelë argjile që mund të përplaset në tokë në çdo moment nga duart e pakontrolluara të narkomanëve që justifikimin e papërgjegjshmërisë së tyre e kanë të garantuar tek modeli i kreut të Ministrisë së Brendshme, familjar i veprimtarisë së trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Kjo tradhti dhe paralizë e policisë së shtetit nuk konfirmohet vetëm nga intensiteti i frikshëm i krimeve aq të përhapura si vjedhjet masive të shtëpive dhe bizneseve të qytetarëve apo trafikut të kanabisit të magazinuar prej një viti e që s’ka të ndalur, nga vrasjet që po shtohen çdo mesdite qyteteve të vendit, por më së shumti tek modeli zyrtar që dikton i pari qeverisë në imponimin përmes dhunës që të jep pushteti autokrat, se kush duhet të hetohet, si duhet të hetohet, çfarë akuze i duhet bërë, sa dhe si duhet të dënohet dhe se tek kush nuk duhet guxuar të afrohet hetimi dhe zbatimi i ligjit.

Policinë, prokurorinë dhe gjykatën jo vetëm i paralizoj totalisht shfaqja tragji-komike e Kryeministrit “me ekspertizën anonime” të përgjimit audio të vëllait trafikant të Ministrit të Brendshëm dhe përpëlitjet e sforcuara të taborit të agjitatorëve qeveritarë, por tashmë deri në rikthimin e shtetit në Shqipëri ato janë inegzistente “de facto”.

Sensi i gjendjes psikologjike të qytetarëve në ngërç të pa ndeshur kurrë më parë! Paralizë totale e energjive pozitive të shqiptarëve. Humbja e shpresës dhe besimit ka zëvendësuar dëshirën, ambicien, angazhimin dhe përpjekjet.

Udhëkryq më të mjegullt s'kanë patur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët. Këto, padyshim janë konstatime që i bën gjithkush sot. Këtë kolaps të shtetit e sheh dhe e prek secilin prej nesh sot. Por dhe përgjegjësitë për shpëtimin e tij janë tek çdonjërit prej nesh sot, të dashur miq! Angazhimi qytetar e civil për interesin e fëmijëve dhe të nesërmes ndryshe është intubimimi i vetëm për oksigjenin që do rikthejë shtetin në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tremendo: 09/06/2018 23:22

    o Bujar..shko ne Stamboll se atje ju duket cdo gje me bukur ju "pro-europianeve"

    Përgjigju
  • Blenard: 09/06/2018 15:59

    Po ky dordoleci jeton akoma?

    Përgjigju
  • redi: 08/06/2018 21:54

    Njeriu ka cipe dhe prandaj e ruan veten nga idiotizmat . Po per kete derdemen noter cfar te themi . Turp

    Përgjigju
  • Geni: 08/06/2018 15:50

    Dhe të mendosh se e kemi pas President këtë Turp

    Përgjigju
  • ilir: 08/06/2018 14:55

    nuk po lexoj cfar thot ky kopili por vetem nga titulli qe ka i thot te gjitha:te thuash SHQIPERIA NE UDHKRYQ VETEM DY JAVE NGA NJI VENDIM QE VLEN MIJERA VJET HISTORI NUK KA MENDJE TE SHENDETSHME TA SHPJEGOJ,, O ZOT te ishte gjall SKENDERBEU I MADH cfar do i bente kesaj fare te felliqur qe nuk na shqitet nga kembet

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 08/06/2018 13:50

    Udhëkryqi i truve të Nishanit është titulli që i shkon më shumë shkrimit.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 08/06/2018 13:50

    Udhëkryqi i truve të Nishanit është titulli që i shkon më shumë shkrimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase