Shqipëria nuk është një vend për Ju Moikom
Shqipëria nuk është një vend për njerëzit e brishtë, fëmijë apo të moshuar, gra, nuk është një vend për pensionistët, për njerëzit me mirësjellje e kulturë. Shqipëria nuk është një vend për njerëzit me etikë e harmoni të të mirave e të bukurës.
Shqipëria nuk është një vend për njerëzit e brishtë, fëmijë apo të moshuar, gra, nuk është një vend për pensionistët, për njerëzit me mirësjellje e kulturë. Shqipëria nuk është një vend për njerëzit me etikë e harmoni të të mirave e të bukurës. Jo se vendi ynë i mrekullueshëm ku ne jetojmë nuk i përmban këto, përkundrazi, natyra është ndër më të mrekullueshmet që mund të qëllojë të bie në 28 mijë kilometra katrorë: plot diell, ujë, lumenj, male, pemë, laguna, liqere, flutura, pelikanë, re puplore e yje ndriçuese; problemi janë një numër shumë i vogël njerëzish tepër agresivë, arrogantë, përvetësues, kërcënues, grabitës, gojëkëqinj e me uri të pafundme shpirtërore dhe materiale. Këta kanë marrë peng vendin dhe nuk e lëshojnë, e përballë kanë njerëz që në vend të që përballen e t'i përballin ikin, largohen.
Historia e njërit prej personaliteteve më të nderuar që kemi sot në hulumtimin e çështjeve të përgjithshme të Arkeologjisë, Artit dhe Kulturës, Moikom Zeqo, publikuar nga e përditshmja "Dita" është dëshmi e sa rëndita më lart. Historia e të nderuarit Moikom, është historia e shumë shqiptarëve. I prekur nga një sëmundje e rëndë që kërkon kurim, me siguri shpenzime, ushqim të veçantë, Moikom Zeqo duhet të presë radhët - si shumë shqiptarë të tjerë - për një shtrat...
Nëse në postet e mëparshme shtetërore që ka mbajtur, Moikom Zeqo, në vend që të bënte punën e tij si pakkush i përkushtuar, në vend që të jetonte gjithë kohën në një apartament modest në Durrës e t'u përgjigjej sajesave të rradhës siç ishte ajo më e fundit me historinë e Kishëzes së Dhërmiut dhe varrit të italianit Nil Katalani, të ishte marrë me grabitje të veprave arkeologjike, apo grabitje të muzeumeve shqiptare, apo trafikime të ikonave apo veprave të tjera të artit, që i kishte nëpër duar më shumë se kushdo tjetër, e sidomos, të kishte pasur të gjitha mburojat politike majtas e djathtas për krimet që do të kishte bërë, sot do të ishte duke u kuruar në ndonjë klinikë të ngrohtë në Austri apo në ndonjë vend tjetër të Europës, deri në Amerikë.
Por jo, Moikom Zeqo, me çantën e tij, siç e mbaj mend që në ditët e mia të para si gazetare kulture në 1994 e largët, ka mbetur i njëjtë: me pak para' e tashmë dhe i sëmurë duke pritur një ditë të tërë një krevat në spital, e duke u kthyer në mbrëmje pa kurën e merituar.
Po fajin kush e ka? Media të paktën qëndron në këmbë, edhe pse duke u lëkundur në misionin e saj fisnik, të tregojë e dëshmojë. Faji është shumë më i gjërë: është i të gjithëve. Eshtë i shumicës, që gjërat që grabiten nga ai grusht njerëzish, duhet të mësojë t'ua marrë me forcë.
Nëse në këto 25 vite do të kishim ndërtuar vërtetë një Shtet që të kujdesej më shumë për masën e madhe të të brishtëve, të moshuarve, fëmijëve, sesa një Shtet që mbron më parë interesat e atyre pak njerëzve me veti të frikshme, nuk do të kishim nevojë të bënim këtë denoncim kaq të trishtuar e kaq denigrues për njerëzit e punës, penës e fjalës.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.4%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 1440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet në Kolumbi bosi i drogës dhe bashkëpunëtori i Escobar
24 Dhjetor, 13:42
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së
24 Dhjetor, 13:37
-
Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme
24 Dhjetor, 13:30
-
Festat e fundvitit, policia rrit masat e sigurisë! Shtohet prezenca policore në pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike në të gjithë vendin
24 Dhjetor, 13:25
-
U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Buçit
24 Dhjetor, 13:23
-
Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
24 Dhjetor, 13:12
-
Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë
24 Dhjetor, 13:08
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Protesta në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes (VIDEO)
24 Dhjetor, 12:54
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52