Shqipëria s'gjen qetësi nga tërmeti, këtë herë epiqendra në Maminas, sizmologu: Qetësohuni, janë lëkundje normale

Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pasditen e sotme në orën 17:03 minuta u regjistrua lëkundja me epiqendër në fshatin Rubjekë, Maminas.  IGJEUM - Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë i shkallës rihter, 9 km në veri të Durrësit, me thellësi 29 km, ndërsa sipas Institutit Italian të Sizmologjisë ishte 4.7 ballë.

Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe në Fushë Krujë duke rikthyer frikën dhe panikun te qytetarët. Një pjesë e njerëzve në qytetet që u ndjenë lëkundjet kanë dalë me shpejtësi në rrugë nga frika. Në muajin e fundit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që la 51 viktima dheqindra të plagosur pasgoditjet kanë vijuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Kryetari në detyrë i bashkisë së Vorës: Tërmeti nuk shkaktoi dëme, grupe pune në terren

Kryetari në detyrë i bashkisë së Vorës, Gentjan Picari ka reaguar në lidhje me lëkundjet sizmike që goditën Vorën pasditen e kësaj të enjteje. Picari ka thënë se fatmirësisht nga lëkundjet nuk është shkaktuar asnjë dëm. Ai ka shtuar se edhe në banesat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nentorit nuk ka patur agravim të situatës.

"Normalisht ishim në mbledhje për të kaluar bonusin e qiras. U ndje ishte i konsiderueshëm. Jemi në terren dhe kemi dalë por fatmirësisht nuk kemi asnjë dëm. Nuk janë agravuar dëmet që kishim më parë. Në këtë minuta të para nuk raportohet për dëme të gjithë punonjësit nuk raportojnë për dëmtime. Duhet të theksojmë se shumë banorë nuk janë në pallate për faktin se janë në banesa me qira. Me kalimin e kohës presim që njerëzit të qetësohen me kalimin e kohës." tha kryetari  në detyrë i bashkisë së Vorës.

Ora 17:33
Tërmeti/ Sizmologu për Report Tv: Nuk ka asnjë efekt, janë gjëra normale

Sizmologu Rrapo Ormeni i kontaktuar nga Shqiptarja.com qetësoi qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për panik dhe frikë pas dridhjeve të tokës. "Nuk ka asnjë efekt, janë gjëra normale deri në 5 ballë, ndërsa ai që ra pak më parë ishte 4.3 ballë. Këto janë pasgoditje pas lëkundjes së madhe të 26 Nëntorit. Nuk ka asnjë vend për panik as në zonën që ra tërmeti, por as në Tiranë pasi lëkundjet vijnë shumë të vogla. Duke qenë se jemi në situatë të tillë pas 26 nëntorit, tashmë na duket sikur lëviz edhe krevati" tha ai.

Ora 17:32
Rikthehet frika dhe paniku! Tërmeti nxjerr njerëzit në rrugë

Dridhjet e tërmetit pasditen e sotme kanë rikthyer frikën te qytetarët në Tiranë, Durrës dhe në Fushë Krujë. Report Tv sjell pamjet nga Tirana ku një pjesë e qytetarëve kanë ndaluar makinat në rrugë.

Ora 17:30
Lëkundja e fundit sizmike, 180 mijë shqiptarë dynden në faqen e EMSC-së për të marrë informacion! Bllokojnë përkohësisht sistemin

Lëkundja e fundit sizmike ka shkaktuar jo pak shqetësim tek shqiptarët. Këtë e tregon edhe fluksi i madh që kanë krijuar në faqen informuese rreth tërmeteve, EMSC.

 Në epokën digjitale tashmë informacionet rreth tërmeteve merren në kohë reale në internet. Një gjë të tillë e ofron edhe EMSC. Por fluksi i klikimeve kanë nxjerrë 'jashtë loje' përkohësisht  faqen.

Ka qenë vetë EMSC që ka reaguar për rastin në fjalë dhe ka pranuar se pas lëkundjeve rreth 180 mijë përdorues janë futur për të marrë informacion.

“Po merremi që të rregullojmë problemet. Na vjen keq. Lëkundja e pas tërmetit në Shqipëri ka krijuar probleme. Do bëjmë ç’të jetë e mundur. Kjo tregon se të qenit një organizatë OJF pa fonde të përherëshme bën që shërbimi të jetë i vështirë për t’u mbajtur,”-shkruhet ndër të tjera në Twitter.

Një komentues i pyet i çuditur se vërtetë ka qënë Shqipëria ajo që ka shkaktuar një mbingarkesë të sistemit

“Po një pas lëkundje e ndodhur në një vend si Shqipëria që ka 180 mijë përdorues të aplikacionit ‘LastQuake’”, shkruhet në Twitterin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • te korruptuarit nen rrenoja: 19/12/2019 17:25

    Te korruptuarit e te gjitha institucjoneve shqiptare duhet te dridhen nga termeti sepse do ti zere te gjithe pa perjashtim me gjithe familjaret e tyre per vjedhjet dhe poshtersite qe i kane bere njerezve te ndershem.Jo nga Spaku por nga termeti duhet te dridheni,po vjen me i madhi termet se cdo here tjeter tju rrafshoje!

    Përgjigju
    • Ehhh: 19/12/2019 20:24

      Leshte e lesht do i zeri. Po ze hallexhinjte si gjithmone jo ata

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet