Shqipëria ‘OK’ sanksioneve ndaj Rusisë, zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme në 'Kontrast': Krah aleatëve, solidaritet me Ukrainën

Zyrtari i lartë pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se Shqipëria iu është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë jo vetëm si detyrim, por edhe si solidaritet me popullin sovran ukrainas.

Në një lidhje direkte, Dedja tha se këto sanksione përfshijnë 654 individë të cilëve do t’u bllokohet udhëtimi drejt vendit tonë. Gjithashtu, masat drastike prekin edhe 52 biznese ruse të cilave do t’u ngrijnë asetet.

Drejtori i Ministrisë së Jashtme u shpreh se në rastin e sanksioneve ekonomike, Shqipëria mbështet ato që kanë të bëjnë me energjetikën, transportin, teknologjinë etj.

“Vendosja e sanksioneve ndaj rusisë ka të bëjë me një qëndrim të qartë të Shqipërisë në mëbshtetje të Ukrainës dhe për ta detyruar |Rusinë që të heqë dorë nga ky lloj kursi. Nuk është çështje detyrimi ndaj aleatëve, por solidariteti ndaj Ukrainës. Kjo çështje gjithashtu që ka të bëjë me mbrojtjen e sigurisë për të gjithë ne dhe që kundërshton agresionin ndaj vendeve sovrane.
Ka patur një pikë kthese sepse sanksione kaq të rënda nuk ishin parë ndonjëheë, jo vetëm kundër personave si presidenti Putin apo ministry Lavrov, por të rënda nga pikëpamja ekonomike. Ne u jemi bashkuar edhe sanksionece kundër individëve, edhe atyre ekonomike në transport, financë, energji, teknologji etj. Më e rëndësishmja është shkëputja e sistemit financiar rus ndaj atij ndërkombëtar, që sjellin pasoja të rënda siç po ndodh këto ditë edhe me zhvlerësimin e rublës” – tha Sokol Dedja për ‘Kontrast’.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës