UEFA ka reaguar pas kërkim faljes nga FIFA dhe Gianni Infantino, duke thënë se 55 federatat evropiane do të vijojnë të bojkotojnë kompeticionet e FIFA-s siç mund të jetë Botërori.

Në mesin e 55 federatave përfshihet edhe Shqipëria.

Sipas UEFA-s nuk janë përmbushur të gjitha kushtet sepse "FIFA nuk ka garantuar që plani për FIFA Forward Enterprise nuk do të përsëritet në të ardhmen" si dhe "është shprehur mbështetja ndaj Infantinos", për të cilin ata kanë humbur besimin.

Reagimi i plotë:

“Shoqatat e UEFA-s ishin shumë të qarta në lidhje me kushtet e lidhura me mospjesëmarrjen e tyre në garat e FIFA-s.

Së pari, propozimet për të shitur garat kryesore duhej të tërhiqeshin dhe së dyti, duhet të jepen garanci se përpjekje të tilla për të shpërfytyruar lojën në këtë mënyrë nuk do të bëhen më kurrë.

Këto kushte nuk janë përmbushur. Përveç kësaj, UEFA e bëri shumë të qartë në deklaratën e saj të shtunën se ka humbur besimin në presidencën e Gianni Infantino. Ky qëndrim mbetet.

Njoftimi i djeshëm se disa njerëz të punësuar nga Presidenti i FIFA-s (dhe karriera e të cilëve varet nga favorizimi i tij) pajtohen me të nuk ndryshon asgjë”, shprehet UEFA.