Shqipëria përkohësisht pa Polici Shkencore, institucioni zhvendoset me godinë, pezullohet ekspertiza e provave nga krimet në vend

Hetimet për zbardhjen e krimeve në vend mund të zvarriten dhe shkak është bërë zhvendosja e një ndër institucioneve më të rëndësishme në ekspertimin e provave në vendngjarje. Prej 17 janarit, punë në Institutin e Policisë Shkencore ka ngecur dhe nuk ka një datë zyrtare se kur do të rifillojë.

Ngërçi është krijuar për shkak të transferimit të zyrave të Institututi nga Garda e Republikës, në drejtim të ish-Policisë Ushtarake në zonën e Saukut. Vendimi për të pezulluar punën për një afat të pacaktuar është marrë me firmën e drejtorit Niko Brahimaj, i cili ka vënë në dijeni edhe prokuroritë e rretheve. Lëvizja e të gjitha materialeve nga njëri ambient në tjetrin pritet të marrë kohë, edhe pse burime pranë këtij institucioni thonë se po punohet me ritme të shpejta.

Ky bllokim i përkohshëm i aktivitetit të punës sjell probleme në kryerjen e ekspertimeve ligjore për çështje penale që janë të regjistruara jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe, pasi të gjitha çështjet penale janë të varura direkt me laboratorin e Institutit të Policisë Shkencore.

Në fokus të punës së Policisë Shkencore janë ekspertime që lidhen me armët e krimit, gëzhoja që gjenden në vendin e ngjarjes, drogë, lëndë shpërthyese, aparate celulare dhe objekte të tjera që kërkojnë një përgjigje ligjore.

Kjo është hera e dytë që Policia Shkencore ndërron zyra, pas atyre që ka psur më herët tek Ministria e Brendshme.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit makabër! Burri: S’e dija që ishte shtatzënë

Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit makabër! Burri: S’e dija që ishte shtatzënë