Shqipëria ‘perla’ e turizmit për të huajt por jo për vendasit! Ekonomia e dobët 'djeg' shqiptarët: S'kemi lekë për pushime

Ram Zela është 61 vjeç, dhe gjatë gjithë jetës së tij ka bërë vetëm dy herë pushime, një herë në plazhin e Durrësit dhe herën tjetër në atë të Tales në Lezhë.

Ekonomia e dobët ka bërë që as këtë vit të mos planifikojnë pushime.

“Pushimet në Kukës, në shtëpi. Nuk kemi mundësi ekonomike. I pa punë. Vetëm liqenin e Kukësit me raste. Kam pas raste në Durrës, 5 ditore. Trajtohemi me ndihmë ekonomike. Dy herë kam bërë pushime gjatë jetës. Një herë në Tale të Lezhës, njëherë në Durrës”, tha një qytetar, Ram Zela .61 vjeç.

Si ai, të shumtë janë ata qytetarë që nuk kanë asnjë mundësi që të pushojnë. Mes tyre dhe të rinj, të cilëve rroga nuk u mjafton për të ushqyer familjen.

“Ku do i bëni pushimet këtë verë? Në shtëpi. Se është më lirë shtëpia”

“Ku do pushoj këtë verë? Me asnjë vend. Nuk kemi të ardhura. Kemi pagat e vogla. Nuk kemi lekë. 400 euro mujore paga. Nuk na del, absolutisht. Këtu kam shtëpinë, por punoj në Kosovë. Varfëri e madhe. Jashtë vendit kam dal vetëm për të punuar, në të zezë”, tha një i ri.

“Ne jemi pensionistë, jo. I kemi pensionet shumë të ulëta . Po shkumë ndonjë ditë rastësisht ok. Jashtë nuk i kapim dot”, tha një tjetër.

Megjithatë, të shumtë janë ata qytetarë që pushimet i kanë rezervuar herët në destinacione si Turqia dhe Greqia. Operatorët turistikë thonë se prenotimet kanë njohur rritje, pavarësisht çmimeve të larta.

 “Kjo është periudha më e kërkuar nga shqiptarët për të pushuar. Janë më shumë pjesa e Antalias dhe Greqisë. Është shtuar dhe Egjypti dhe Sharmelshaik, por prap është më tepër Antalia dhe Greqia. Është më e lehtë për ta se janë me guidë.  Kan më të thjeshtë që të marrin guidë sepse ajo i shpjegon më lehtë. Vendet on-top, Turqia dhe Greqia. Në Greqi Lefkada, Korfuz. Në Turqi: Antalia, Bodrum. Më shumë preferohet Greqia se është pak më i lirë. Shqiptarët kanë limit për çmim. Më shumë rezervime ka pasur këtë vit se sa të kaluarin. Janë rritur dhe fluturimet direkte. Shqiptarët preferojnë më shumë jasht shqipërinë pasi duan që të eksplorojnë dhe vende të tjera”, tha eksperti i turizmit, Alkeo Kafazi.

As këtë vit nuk kanë munguar edhe ata që duan të eksplorojnë vende më të largëta, siç janë Zanzibari apo Bali.

“Gjithmonë të preferuara mbetet Destinacionet e Greqisë dhe destinacionetr me Charter, Antalia, Bodrum në Turqi. Këto paketta më të plotësuara. Ka shumë kërkesa dhe Zanzibari dhe Bali. Janë shumë më interesante dhe me pjesën e buxhetit janë aty aty. Duke qenë se janë më të kompletuara, ofrojnë komoditet, fluturim linjë direkte dhe janë tamam pushime relaksi. Shqiptarët duan ta shijojnë shumë pjesëen e pushimeve dhe sa kalojnë vitet e kuptojnë që cilësia shkon me çmimin. Destinacionet jashtë preferohen më shumë nga shqiptarët. Është më ekonomike dhe mos me thënë që jashhtë udhëtimi është ddhe më ekonomik

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/07/2023 00:42

    Shkojne ne pushime deputetet e zyrtaret e larte dhe per ju,se me rrogat e reja mund t'i perballojne.

    Përgjigju
  • Kunati Teme Sejkos: 25/07/2023 22:51

    Me rruget qe ka bere Balluku me lumturine qe po na japin rrogat e ritura ne jemi vendi me i lumtur ne bot....por prap po ikim naten.Arsya!!!! Korrupsioni qe Rama vet po e nxit per te kenaqur patronazhistet

    Përgjigju
  • Alniku: 25/07/2023 12:56

    Më vjen keq por kam 33 vjet në mërgim dhe nuk kam ndëgjuar kurrë nga Shqiptarët të thonë jemi mirë ..... Vetëm ankohen dhe kafet e restorantet plot ka diçka që nuk shkon

    Përgjigju
    • Or tej: 25/07/2023 17:57

      Ajo qe nuk shkon je ti or teeeejjjjj

  • Deni: 25/07/2023 12:39

    po po,te gjithe qe nuk jan ketu ikin me pushime jasht… shqip muhabet pordhe shqiptaresh me rigon

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/07/2023 12:31

    Genjen. Shqiptaret qe kur e ka marre ne dore turizmin Mirela Kumbaro Furxhi bejne pushime minimumi 2 here ne vit.

    Përgjigju
  • Pune: 25/07/2023 12:28

    Pushimet jane luks edhe per te huajt, nuk jane e drejte njerezore. Bollni me keto shkrime se jeni bere te padurushem. E gjithe shqiperia eshte nje zone turistike ku vetem per pak minuta mund te pushosh ne Mal, Det apo Liqen.

    Përgjigju
  • Pfffff: 25/07/2023 10:50

    Ska lekë për pushime por për llafe në rrjetet sociale kanë. Të ashtuquajturit e tastierit… ne i dimë të gjitha.

    Përgjigju
    • Mario: 25/07/2023 12:18

      po rrjetet sociale per llafe jane nuk i bejne keq askujt. Po duhet edhe nje pakete turistike e menaxhuar nga ministria e turizmit per kampingje natyrore me cmime te perballueshme all inclusive duke perfshire transportin sidomos per familjet e reja

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda